Do të rikonstruktohen nga e para 55 pallatet që ndodhen në rrugën kryesore të Shkodrës. Nga hyrja e lagjes Xhabije deri në lagjen Rus që është dhe lagjja fundore do i nënshtrohen një rinkonstruksioni të thellë. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku, Benet Beci i cili jep informacion edhe më të detajuar mbi zonat ku do të kryhen këto ndryshime.

Beci shkruan se projekti do të nisë shumë shpejt ndërsa fton edhe qytetarët të bashkëpunojnë ngushtë me bashkinë e Shkodrës.
Projekti u hartua gjatë muajve të verës si dhe u përgatit dokumentacioni i nevojshëm i projektit
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=810711721056945&id=100063543730287&mibextid=Nif5oz
‘Vllaznia ka lojtarët më të mirë në Superligë’, Migen Memelli para ndeshjes me kryesuesit: Kemi tre rikthime, na penalizon kalendari
LEXO EDHE:
‘Vllaznia ka lojtarët më të mirë në Superligë’, Migen Memelli para ndeshjes me kryesuesit: Kemi tre rikthime, na penalizon kalendari
Ndërhyrje rigjeneruese në blloqet e banimit: Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa” dhe Bllokut Bulevardi “Zogu I”
• Rikualifikim Urban i Bllokut “Europa”, 9 Pallate
• Rikualifikim Urban i Bllokut Bulevardi “Zogu I”, 46 Pallate. Përmes Fondi Shqiptar i Zhvillimit/ Albanian Development Fund 55 pallate do t’u nështrohen ndërhyrjeve të thella përmirësuese, në rrugët “Europa” dhe ” Zogu I” si akse hyrëse e dalëse në qytet.
Çfarë parashikojnë punimet?
Punimet që do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore përfshijnë:
-Punime për sistemimin e tarracës, përfshirë të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin
– Punime për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut
-Punime për veshjen e fasadës me sistem kapot, përfshirë katet përdhe dhe xokolaturën me të gjitha punimet e nevojshme per suvatim, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje
-Punime për sistemimin e linjave ekzistuese të rrymave të dobëta dhe të ulëta ajrore në fasadë
-Punime për ndërtimin/rikonstruksionin e trotuarit perimetral dhe rikonstruksionin e shkallës hyrëse të pallatit
-Punime për realizimin e pikturave murale në fasada specifike të përfshira, të gjitha punimet për konceptimin, dizajnin dhe realizimin e murales
Për të ndihmuar në këto procese administratorët e lagjeve do të jenë në dispozicionin të qytetarëve.
Punë të mira kemi përpara; na shkoftë mbarë!”- shkruan Beci.
G.MO/S.G/Shqiptarja.com