20.1 C
Sterling Heights
15/06/2025, 23:06
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

CR7 mbetet “mbreti” – Ja renditja e “Forbes”, tre futbollistët që fituan më shumë në vitin 2023

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaSportiCR7 mbetet “mbreti” - Ja renditja e “Forbes”, tre futbollistët që fituan...

Zgjedhja e bërë nga tre prej futbollistët më të mirë të dhjetë viteve të fundit, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Neymar ka qenë e imponuar edhe nga paratë, madje janë ato që kanë vendosur, shuma të cilat nuk mund të fitoheshin më në Evropë.

I pari dhe i fundit janë transferuar në Arabinë Saudite, ndërsa argjentinasi ka shkuar në Amerikë, dhe janë lojtarët që kanë fiuar më shumë në 2023-shin. Lista është bërë nga Forbes.

Në vendin më të ulët të podiumit ndodhet Neymar, i cili u largua nga PSG për t’u transferuar tek Al Hilal. Braziliani është “më pak i paguari” duke fituar 112 milionë dollarë në harkun e një sezoni, edhe falë sponsorizimeve.

Në vendin e dytë është ish-ylli i Barcelona-s, Lionel Messi, që ndryshe nga dy të tjerët ka vendosur të transferohet tek Inter Miami. Megjithatë, të ardhurat nuk kanë ndryshuar. Edhe kampioni argjentinas fiton shuma marramendëse në harkun e një viti, duke arritur deri në 135 milionë dollarë.

Ai që e fiton këtë renditje speciale të futbollistëve më të pasur është Cristiano Ronaldo. Të ardhurat e portugezit i kalon 260 milionë dollarët në vit tek Al Nassr./gazetatema.net

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img