-5.1 C
Sterling Heights
08/02/2025, 6:04
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Ide e re për Milanin, kuqezinjtë kontaktojnë me Borusia Dortmund për gjigandin e sulmit të Gjermanisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeIde e re për Milanin, kuqezinjtë kontaktojnë me Borusia Dortmund për gjigandin...

Milani kërkon ende një qendërsulmues dhe po sheh opsione nga më të ndryshmet, pasi ka parë t’i ikin na duart Zirkze e Girasi, të cilët i kishte kthyer në objektiva primarë për merkaton. Klubi tani ndjek opsione të tjera, duke filluar nga Morata i cili synon të kthehet në Itali.

Por në pritje të vendimit të spanjollit pas Europianit, mediat italiane raportojnë se kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me Borusia Dortmund për të bërë të mundur afrimin e një “9”-e të mirëfilltë. Në radarët e Milanit ka përfunduar sulmuesi i Borusia Dortmund dhe Gjermanisë, Niklas Fyllkrug.

Raportohet se mes palëve ka pasur kontakte konkrete në dy ditët e fundit dhe lojtarit i intereson ideja që të luajë në një klub si Milani. Futbollisti do të kishte më shumë konkurrencë në Dortmund për shkak të mbërritjes së Girasi, ndaj transferimi te italianët do të ishte një zgjidhje ideale pasi ai shihet si një pasardhës i denjë i Olivier Zhiru./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img