27.4 C
Sterling Heights
12/09/2024, 19:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Google prezanton telefonin e ri Pixel 9, Inteligjenca Artificiale rol kryesor në pajisjen e re

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeGoogle prezanton telefonin e ri Pixel 9, Inteligjenca Artificiale rol kryesor në...

Google i Alphabet zbuloi një linjë të telefonave inteligjentë të rinj Pixel me integrime më të mëdha të teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Integrimet e reja të IA përfshijnë një veçori që e ka vetëm Pixel, e cila lejon përdoruesit të kërkojnë informacione të ruajtura në pamjet e regjistruara të ekranit (screenshots). Përdoruesit e Android gjithashtu mund të përdorin Gemini, chatbot i Google, si një mbivendosje në krye të një aplikacioni tjetër për t’iu përgjigjur pyetjeve ose për të gjeneruar përmbajtje.

Pixel 9, modeli bazë i ekranit 6.3 inç, do të shitet me një çmim fillestar prej 799 dollarë, që është 100 dollarë më shumë se modeli i mëparshëm. Ky dhe Pixel 9 Pro XL 6.8 inç do të fillojnë të shpërndahen më vonë në gusht, tha një zëdhënës i kompanisë. Pixel 9 Pro, i cili vjen me një kamera më të mirë, dhe Pixel 9 Pro Fold që mund të paloset, do të dërgohen në shtator.

Inxhinierët e kompanisë rimodeluan pamjen e jashtme të telefonit dhe përfshinë përmirësimet e kamerës, si dhe çipin e ri Tensor G4 të Google.

Google njoftoi gjithashtu të martën versionet e reja të orës së saj inteligjente, Pixel Watch 3 dhe kufjet wireless Pixel Buds Pro 2.

Google gjithashtu shtoi një funksion “Humbja e pulsit” në orën e re Pixel. Kjo veçori përdor algoritme për të përcaktuar nëse zemra e një përdoruesi është ndalur dhe mund të kontaktojë shërbimet e urgjencës. Funksioni do të jetë i disponueshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Bashkimin Evropian./ lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img