23.3 C
Sterling Heights
14/05/2025, 17:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Guvernatori Sejko:“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm ndërkohë që inflacioni do të kthehet në objektivin tonë 3%”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeGuvernatori Sejko:“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm...

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko prezantoi vendimmarrjen mbi politikën monetare, duke thënë se ekonomia shqiptare pritet të rritet. Ai tha se Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

Po ashtu, ai tha se edhe punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje.
Sejko u shpreh se Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës një ditore në nivelin 1.75% dhe gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditore në nivelin 3.75%.

“Ekonomia shqiptare pritet të rritet me ritme të qëndrueshme në afatmesëm ndërkohë që inflacioni do të kthehet në objektivin tonë 3% gjatë 2025. Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se Qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.
Inflacioni i çmimeve të konsumit qëndroi i pandryshuar në nivelin 2% në tre mujorin e katër të 2024. Për 2024 inflacioni rezultoi në nivelin 2.2 % krahasuar me 4.8 % që ishte një vit më parë. Punësimi dhe pagat pritet të vijnë në rritje”, tha Guvernatori./lexo.al

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img