Dritan Nutaj është këngëtari më produktiv i momentit, ku ai në një periudhë të shkurtër kohore ka sjellë disa super projekte, të cilat u mirëpritën nga fansat e këngëtarit, dhe arritën të bëhen virale shumë shpejt nëpër rrjetet e ndryshme sociale.
Dritani sjell me vete mallin e mërgimtarit, mall që don t’a shuajë me këngët e tij të mrekullueshme, këngë të cilat i kushtohen atdheut dhe mbarë shqipëtarëve kudo që ndodhen.
Këtë radhë Dritani ka zgjedhur t’i këndojë një vendi një krahine të njohur të Malësisë siç është KASTRATI ky vend i bukur me shumë histori, i cili ka lindur e rritur bij dhe bija,të sukses’shëmtë të njohur në trimëri, art, kulturë dhe në çdo sferë të jetës.
“O Kastrat ma i miri Mal
Për qef Zoti ty t’ka falë
N’log t’burrnisë N’kangë e n’valle
O Kastrati i Malsisë T’Madhe”
Janë këto vargje të bukura të shkruara plot pasion, nga Pal Qarraj, i cili përveçse pasionit për vargjet dhe tekstet e këngëve, ai është gazetar dhe administrator i disa portaleve, ku nëpërmjet tyre promovon vendin e tij, dhe mbarë Shqipërinë, artistëve dhe këngëtarëve u jep gjithmonë hapsirën për t’i promovuar dhe për t’i suportuar që të sjellin sa më shumë këngë tradicionale të Vendit tonë.
Dritan Nutaj ka një bashkëpunim prej disa kohësh me muzikantin e njohur Valter Beqo (Terri) i cili po bën progres në muzikën Shqiptare. Valter Beqo i cili siç është etiketuar nga Portalet e ndryshme (Muzikanti i Vipave) ka punuar shumë me këngët Turbo folk të Veriut, edhe pse ai është nga Gjirokastra e njeh shumë mirë ritmin dhe melodinë e krahinave të ndryshme, dhe kjo e dëshmon qartë në këngët e fundit që Dritani ka lançuar.

Dritani tha për portalin tonë se mbas këngës së Kastratit, ai po punon dhe për një këngë të fuqishme për Flamurin tonë kombëtar, ku në prag të festave pritet të që të lançohet. Kjo këngë është e shkruar nga një tjetër Malësor i njohur, siç është dhe Artan Sali Mani, që për ata që se dinë është djali i këngëtarit më të madh të muzikës folklorike që ka nxjerrë Malesia e Madhe, i paharruari SALI MANI.
Portali actvusa.com e falenderon këngëtarin Dritan Nutaj për intervistën dhe i uron suksese të mëtejshme./actvusa.com


