20 C
Sterling Heights
03/10/2025, 23:50
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gazetari Liridon Cecja, promovuesi i shqiptarëve të suksesshëm në SHBA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaDiasporaGazetari Liridon Cecja, promovuesi i shqiptarëve të suksesshëm në SHBA

New York – Iniciativa “Shqiptarët e New Yorkut” e gazetarit Liridon Cecja është kthyer virale në median sociale: Facebook. Faqja fokusohet ne ptomovimin e shqiptarëve të suksesshëm në USA, që nuk njihen nga publiku.

Ne biseduam me themeluesin, Liridonin, i cili n’a zbuloi më shume detaje se si lindi ideja dhe për projektet e tij në fushën e medias në New York, ku jeton prej 1 viti.

𝗟𝗶𝗿𝗶𝗱𝗼𝗻, 𝗸𝘂𝘀𝗵 𝗷𝗲𝗻𝗶 𝗷𝘂 𝗽𝗲𝗿 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗲𝘇𝗶𝘁 𝗾𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗷𝘂 𝗻𝗷𝗼𝗵𝗶𝗻?

Unë kam punuar si gazetar për 8 vite për disa media serioze në Shqipëri, ku kryesisht kam mbuluar zhvillimet, politike, ekonomike dhe sportive. 4 vite më parë u zhvendosa në Gjermani në qytetin e Frankfurtit ku jetova 3 vite, ndersa prej 10 muajsh jeton në Brooklyn, këtu në New York.

𝗦𝗶 𝗹𝗶𝗻𝗱𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗷𝗮 𝗽𝗲𝗿 𝘁𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗺𝗼𝘃𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀𝘀𝗵𝗲𝗺 𝗻𝗲 𝗨𝗦𝗔, 𝗽𝗲𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗳𝗮𝗾𝗲𝘀 “𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲𝘁 𝗲 𝗡𝗲𝘄 𝗬𝗼𝗿𝗸𝘂𝘁”?

Kur erdha këtu, shpesh-herë dëgjoja miqtë e mi që diskutonin për shqiptarë të suksesshëm, por që nuk njiheshin nga opinioni i gjërë. Kështu, vendosa të krijoja këtë faqe në rrjetin Facebook, e cila për 3 muaj numëron 13 mijë ndjekës aktivë dhe po rritet dita-ditës.

Deri tani, një iniciativë vullnetare e imja.

𝗖𝗶𝗹𝗮𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲 𝗸𝗿𝗶𝘁𝗲𝗿𝗲𝘁 𝗾𝗲 𝗲 𝗽𝗲𝗿𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝘇𝗵𝗲𝘃𝗲 𝗾𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗺𝗼𝘃𝗼𝗻𝗶?

Zakonisht interesohem për historitë e tyre, kontributin në komunitetin shqiptarë dhe vlerat që ata përfaqësojnë. Kam vënë re se shqiptarët ketu kane pothuajse histori të njëjta: kanë bërë sakrifica të mëdha për të arritur suksese, janë dashamirës ndaj njëri tjetrit dhe pavarësisht mirë-integrimit, ruajnë ende traditat tona si ‘relike’ të çmuara. Janë histori frymëzuese.

𝗖𝗶𝗹𝗮𝘁 𝗷𝗮𝗻𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗲𝘁 𝘁𝘂𝗮𝗷𝗮 𝘁𝗲 𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲𝘀 𝗻𝗲 𝗺𝗲𝗱𝗶𝗮 𝗮𝗽𝗼 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗶𝗺?

Kam disa projekte serioze në mendje, p.sh: krijimi i një mediaje online dhe i një podcasti që do të promovojë shqiptarët e sujsesshëm në Amerikë dhe më gjërë. Megjithatë, projekte të tilla kërkojnë investime financiare dhe kohore.

Përfitoj nga rasti t’iu bëj thirrje biznesmenëve nga SHBA apo Europa të kontribuojnë në jetësimin e këtyre 2 projekteve që janë në shërbim të diasporës tonë.

𝗙𝗮𝗹𝗲𝗺𝗶𝗻𝗱𝗲𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗲𝗿 𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝘁𝘂𝗮𝗷./Pal Qarraj actvusa.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img