-11.4 C
Sterling Heights
15/01/2026, 7:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Euro 2024/ Dramë dhe emocione deri në limite, Kombëtarja barazon 2-2 kundër Kroacisë! Laçi dhe Gjasula mbajnë gjallë shpresat e kalimit të grupit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeEuro 2024/ Dramë dhe emocione deri në limite, Kombëtarja barazon 2-2 kundër...

Festa pas golit të Gjasulës

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Dramë, përmbysje, raste dhe emocione deri në limite për kuqezinjtë, që marin pikën e parë në këtë event.

HAMBURG – Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi 2-2 me Kroacinë, në ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024. Dramë, përmbysje, raste dhe emocione deri në limite për kuqezinjtë, që marin pikën e parë në këtë event.

Pas humbjes 2-1 me Italinë, djemtë e Sylvinhos e nisën ndeshjen në mënyrën perfekte duke shënuar pas 11 minutave lojë me Qazim Laçin. Mesfushori përfitoi nga pasimi i Jasir Asanit dhe me kokë mposhti Livakovic.

Pas golit, tanët u mbrojtën mirë dhe patën një mundësi me Asllanin që mund të kishte shënuar golin e dytë, por i vetëm me portierin, gaboi. Megjithëse topi u kontrollua nga kroatët, pjesa e parë u mbyll 0-1 për tanët.

Fillimi i fraksionit të dytë solli një Kroaci ndryshe, më kërkuese dhe një Shqipëri që u pa në vështirësi dhe pa ide. Tensioni në fushë u shtua, me Strakoshën që ndali disa herë sulmet dhe goditjet “Dalmate”.

Minuta e 74 solli golin e barazimit me Kramaric. Goditja nga brenda zone e kroatit u ndal në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë, Gjasula i pafat shënoi autogol pas një rrëmuje në zonë.

Pas këtij momenti hedhja në fushë e Hoxhës dhe Dakut “ndezi” kuqezinjtë. Në shtesën e pestë, Gjasula korrigjoi shënjestrën dhe barazoi për 2-2, duke çuar në festë 20 mijë kuqezinj në stadium dhe miliona të tjerë anembanë botës.

Nesër për Grupin B luhet Spanjë – Itali, teksa dy skuadrat janë në krye me tri pikë. Shqipëria me një pikë merr vendin e tretë, duke lënë pas kroatët që kanë të njëjtën kuotë pikësh.

Ndeshja e fundit e grupeve për tanët është më 24 qershor në Dusseldorf kundër Spanjës, teksa shanset që kuqezinjtë të jenë një nga katër vendet e treta më të mira që do kalojnë më tej ende ekzistojnë.

Komentet më të rëndësishme:

90+9′ Mbyllet 2-2 ndeshja.

90+8′ Daku gabon në pasim, kuqezinjtë humbasin shansin për të shënuar golin e tretë.

90+5′ Klaus Gjasula barazon ndeshjen në 2-2.

85′ Hoxha dhe Daku në fushë, në vend të Ramadanit dhe Manajt.

76′ Kroacia merr avantazhin 2-1, Gjasula shënon autogol.

75′ Strakosha bën pritjen e ndeshjes, mban në lojë tanët.

74′ Kramaric barazon ndeshjen. Nga brenda zonës me të djathtën Kroacia barazon 1-1.

72′ Klaus Gjasula debuton në Euro 2024, merr vendin e Laçit, autorit të golit.

67′ Nedim Bajrami në kundërsulm, goditja shkon në tribuna.

64′ Jasir Asani i lë vendin Seferit te tanët.

63′ Asllani gjuan nga jashtë zone, ndal Livakovic.

58′ Sutalo “fal” Shqipërinë, gabon me kokë nga pranë portës.

53′ Sërish Strakosha, ndal edhe goditjen e Kovacic.

50′ Strakosha bën heroin, ndal goditjen e Susic.

46′ Nis pjesa e dytë, Kroacia bën dy zëvendësime. Brozovic dhe Majer i lënë vendin Pasalic dhe Susic. Shqipëria luan me formacionin e pjesës së parë.

45+3′ Mbyllet 0-1 për Shqipërinë pjesa e parë.

45+2′ Strakosha bën një pritje fantastike, arbitri akordon faull në zonë për tanët.

45+1′ Rey Manaj shfrytëzon një krosim nga krahu dhe godet me kokë. Topi ndalet nga Livakovic pa forcën e duhur.

43′ Majer i kroatëve godet me kokë, sfera del jashtë.

31′ Kombëtarja humbet shansin e artë me Asllanin, që pak metra larg Livakovic u ndal nga portieri kroat. Gabimi i Modric në mesin e fushës u shfrytëzua nga Asani, që pasoi bukur për Asllanin, i cili i vetëm përballë portierit kroat gaboi shansin për të shënuar golin e dytë dhe të qetësisë.

22′ Kombëtarja mbron mirë, Kroacia sheh nga sulmi. Strakosha bën dalje të mirë.

15′ Nedim Bajrami lëviz bukur dhe gjuan nga brenda zone, topi devijohet në këndore.

11′ GOOL! Qazim Laçi zhbllokon shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës.

3′ Tanët e nisin mbarë në minutat e para, kërkues me Bajramin dhe Manaj.

2′ Më shumë se 15 mijë tifozë të Kombëtares në stadium.

1′ Nis ndeshja në Hamburg, atmosfera gjatë këndimit të himnit kuqezi emocionuese.

Formacionet zyrtare, gjykon francezi François Letexier:

Kroacia 4-3-3: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Gvardiol, Perisic; Modric, Brozovic, Kovacic; Majer, Kramaric, Petkovic Trajner: Zlatko Dalic

Shqipëria 4-3-3: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Laçi; Bajrami, Asani, Manaj Trajner: Sylvinho

Renditja e Grupit B:

Notat e ndeshjes sipas SofaScore, Strakosha më i miri në fushë. UEFA shpall Kramaric si ‘Njeriun e Ndeshjes’

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Të Fundit
Ora 17:30
Kristjan Asllani: Mëkat që nuk fituam, godita me sy mbyllur
1717854939_kristjanasllani.jpg
Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares foli pas ndeshjes Kroaci 2-2 Shqipëri.“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.
S.DH/Shqiptarja.com

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img