-10.8 C
Sterling Heights
04/12/2025, 23:54
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani-Bauerit të NATO-s: I rëndësishëm anëtarësimi në Aleancën historike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani-Bauerit të NATO-s: I rëndësishëm anëtarësimi në Aleancën historike

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se në këtë takim Osmani ka theksuar se prezenca e NATO-s në Kosovë, përmes KFOR-it mbetet gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë.

“Ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike”, ka shtuar ajo.

Ky takim është mbajtur në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax, ku Osmani po e përfaqëson Kosovën.

“Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, thuhet tutje në njoftim.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img