-5.3 C
Sterling Heights
04/12/2025, 16:07
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste dhe akte agresioni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës.

“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Osmani, raporton “RTK”.

Sipas saj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur.

“Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, tha ajo.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Ndaj vendimit të KQZ-së kanë reaguar shtetet e QUINT-it. Lista Serbe të martën ka reaguar në PZAP.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img