16.5 C
Sterling Heights
04/10/2025, 7:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Chermen Valiev i sjell Shqipërisë medaljen e argjendtë në Botërorin e Mundjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaChermen Valiev i sjell Shqipërisë medaljen e argjendtë në Botërorin e Mundjes

Mundësi shqiptar Chermen Valiev ka shkëlqyer në finalen e Kampionatit Botëror të Mundjes, duke u shpallur nënkampion bote dhe duke siguruar një medalje historike argjendi për Shqipërinë.

Në finalen e zhvilluar sot në Zagreb, Valiev u përball me japonezin Kota Takahashi në kategorinë 74 kilogramë, stil i lirë. Pas një dueli intensiv, përfaqësuesi shqiptar u mund me rezultatin 8-2, por gjithsesi arriti të ngjitej në podiumin botëror, duke hyrë në historinë e sportit shqiptar.

“Pavarësisht një dëmtimi të rëndë në ligament, ai zgjodhi të mos dorëzohej dhe vazhdoi garën me guxim e forcë të jashtëzakonshme. Dhimbja dhe pamundësia fizike nuk e lanë të triumfonte ashtu siç e meritonte, por nuk e ndaluan dot të siguronte një medalje të argjendtë të madhe për Shqipërinë”, u deklarua nga Federata.

Ky rezultat i jep jo vetëm lavdi sportistit, por edhe federatës shqiptare të mundjes, e cila prej vitesh ka punuar për të rritur nivelin e garuesve tanë në arenën ndërkombëtare. Medalja e argjendtë e Valiev vlerësohet si një nga sukseset më të mëdha të sportit shqiptar në disiplinën e mundjes.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img