28 C
Sterling Heights
03/10/2025, 18:30
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Rama nuk do të jetë në OKB – Begaj udhëheq delegacionin shqiptar në sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaLajmeRama nuk do të jetë në OKB – Begaj udhëheq delegacionin shqiptar...

Për herë të parë pas gjashtë vitesh fjalime nga podiumi i Kombeve të Bashkuara, Edi Rama nuk do të jetë në New York për sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Kryeministri, që prej vitit 2019 kishte marrë personalisht rolin e përfaqësuesit kryesor të Shqipërisë, këtë vit i ka dhënë “stafetën” Presidentit Bajram Begaj – njeriun që zakonisht e ka mbajtur në hije dhe pa shumë hapësirë. Ironia? Pikërisht tani, Rama kujtohet të rikthejë “peshën kushtetuese” të presidentit.

Arsyet e kesaj “sakrifice” mbeten një mister politik i shoqëruar me thashetheme. Disa thonë se Rama nuk arriti të sigurojë takime me administratën Trump dhe nuk donte të shfaqej në Nju Jork si një turist i shtrenjtë. Të tjerë mendojnë se ai po shmang reflektorët ndërkombëtarë, për të mos rrezikuar surpriza nga çështja e njohur “McGonigal”, që i ndjek si hije. Dhe sigurisht, nuk mungon as interpretimi më i thjeshtë: një kryeministër që e ka ndërtuar imazhin mbi protagonizëm, papritur “ka frikë” të përballet me botën. Nga burime të afërta me qeverinë mësohet jozyrtarisht se kryeministri po përpiqet të sigurojë një udhëtim në SHBA, ku synon të marrë pjesë në një konferencë dhe të zhvillojë takime me figura të njohura të fushës së teknologjisë dhe informacionit.

Megjithatë, lajmi është i madh: për herë të parë Rama i jep skenën Begajt. Dhe kjo është një shaka më vete. Sepse gjatë gjithë mandatit, presidenti ka qenë i reduktuar në një rol protokollar, pa zë në politikën e jashtme. Por ja që këtë shtator, Begaj do të flasë në emër të Shqipërisë për paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe multilateralizmin – ndërsa Rama, ndoshta, do të shohë fjalimin e tij nga ekrani i telefonit. Dhe për ata që e njohin politikën shqiptare, kjo është prova më e madhe se kur Edi Rama “i lë mikrofonin dikujt tjetër”, diçka nuk shkon.

Foto nga Google Images

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img