Nëse dikush mendonte se politika është punë e lodhshme dhe plot tension, mjafton të hapë rrjetet sociale të Alex Soros gjatë javës së fundit për të kuptuar se është më shumë një tur VIP-ash, ku fotoja e radhës vlen më shumë sesa çdo vendim qeveritar. Në një skenë që duket si promo për sezonin e diplomacisë me buzëqeshje të domosdoshme, Edi Rama shfaqet në Paris Peace Forum së bashku me Alex Soros.
Në evente ndërkombëtare, forume e darka zyrtare, Alex Soros dhe Edi Rama shfaqen krah për krah — një partneritet i çuditshëm ku nuk dihet kush po fiton më shumë: Rama nga miqësia globale, apo Soros nga akseset politike në rajon. Dhe këtë herë, nuk ishin vetëm; bashkëshortja e Edi Ramës, Linda Rama, dhe partnerja e Alex Soros ishin aty, duke kompletuar panoramën e diplomacisë së buzëqeshjeve. Një duet politik, i shoqëruar nga një duet “zonjash”, që i jep ngjyrë tapetit të kuq.
Fotot dolën në Facebook e Instagram me shpejtësinë e një fushate marketingu. Rama me dorë në zemër, Soros me dorë në shpinë — ndërsa populli shqiptar, i lodhur nga inflacioni dhe skandalet, pyet me të drejtë: “Se ç’po fitojmë ne nga këto foto?” Ironia është se çdo postim duket si një reality show politik: një kryeministër që shëtit botën dhe një trashëgimtar fondacionesh që poston në rrjete sociale “momente të veçanta miqësie”. E ndërsa në Tiranë debatet për korrupsion, aferat me PPP, per zevendesen e tij, Belinda Balluku, qe eshte marre e pandehur per tenderin e madh te tunelit te Llogarase, si per dhe mungesen transparencës, nuk pushojnë, jashtë vendit Rama shfaqet në pozicionin e preferuar: ai që di të pozojë gjithmonë në rreshtin e parë.
Në vend të konferencave për llogaridhënie, kemi galeri fotografike. Në vend të reformave, kemi hashtag-ë. Dhe ndërkohë që Shqipëria pret investime, zhvillim e plane konkrete, ajo çfarë merr janë… stories.
Ishte dikur një slogan politik që thoshte “Shikoni punët, jo fjalët”. Sot, versioni modern është: “Shikoni fotot, jo rezultatet.”
Foto nga faqja e Alex Sorros
Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA


