
Ka nisur tashmë protesta e Partisë Demokratike ndërsa mbështetësit e opozitës janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë, aty ku ka mbërritur edhe kreu i PD Sali Berisha. Ende nuk është e qartë se cili skenar do të ndiqet nga organizatorët, por pritet që të mbahet një marshim nga Kryeministria drejt institucioneve kryesore, duke shmangur Kuvendin, i cili është i pozicionuar pranë xhamisë së Namazgjasë, aty ku pritet të ketë një numër të shtuar besimtarësh pasi ndodhemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.


