
Partia Socialiste ka vendosur të refuzojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.Vendimi i maxhorancës u bë publik sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, ku kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja argumentoi se pas largimit nga detyra të Ballukut, tashmë ka një realitet të ri dhe SPAK mund t’i vijojë hetimet edhe pa masën e arrestit. Rekomandimi i PS-së është depozituar tashmë në Kuvend, ku ndodhet edhe rekomandimi i demokratëve që kërkojnë hapjen e rrugës për arrestimit të ish-zv.kryeminsitres. Votimi në Parlament është parashikuar për t’u zhvilluar ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur demokratët kanë paralajmëruar një protestë kombëtare.


