21.9 C
Sterling Heights
09/03/2026, 18:02
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

G7 nuk liron rezervat strategjike/ Rritet çmimi i naftës në javën e dytë të luftës në Iran

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaBotaG7 nuk liron rezervat strategjike/ Rritet çmimi i naftës në javën e...

Grupi i G7 mbajti këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës. Pavarësisht raportimeve të mediave ndërkombëtare për mundësinë e marrjes së një vendimi për lirimin  e Rezervave Strategjike të naftës, diçka e tillë nuk ndodhi në këtë mbledhje sipas deklaratës së lëshuar nga G7. Ministrat e Energjitikës së vendeve anëtare të G7 pritet të mbajnë një tjetër takim këtë të martë. Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka bërë që nafta të  regjistrojë çmime rekord duke tejkaluar 100 dollarë për fuci. Ky çmim rezulton të jetë më I larti I regjistruar në katër vitet e fundit ndërsa  hera e parë që kaloi këtë shifër  ishte në kohën e pushtimit të  Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Presidenti Amerikan Donald Trump reagoi pasi cmimi i naftës kaloi mbi 100 dollare për fuqi në hapjen e bursave këtë të hënë duke shkruar në Truth Social se një rritje në “çmimet afatshkurtra të naftës” ishte një “çmim shumë i vogël për t’u paguar” për shkatërrimin e kërcënimit bërthamor të Iranit.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img