
U Zhvillua ceremonia e 35 Vjetorit të Grevës së Përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë , lëvizjes së Pavarur të Sindikatave në Shqipëri, ku rreth 800.000 punonjës ndërprenë punën për shkak të kushteve shumë të rënda të punës, problemeve ekonomike dhe politike. Greva e Përgjithshme e BSPSH dhe Greva e Urisë së Minatorëve në Valias rrëzuan qeverinë e fundit moniste, duke i hapur rrugë pluralizmit dhe duke afruar zgjedhjet 3 vjet përpara, ku për herë të parë në Mars 1992 fitoi zgjedhjet Partia Demokratike. Për kontributin në proceset demokratike në Shqipëri , për rolin e veçantë për lëvizjen punëtore dhe përmbysjen e diktaturës komuniste, BSPSH dhe SPMSH janë dekoruar me medaljet më të larta të Shtetit Shqiptar – Medalja e “Artë e Shqiponjës”, dhe Dekorata “Gjergj Kastriot Skenderbeu “. Janë dekoruar dhe 72 punonjës si “Pishtarë të Demokracisë” që kanë kontribuar n lëvizjen sindikale të vitit 1991. I pranishëm në këtë ceremony, Kryetari i Partisë Demokratike, , Prof. Dr. Sali Berisha, vlerësoi rolin vendimtar të sindikatave në rrëzimin e diktaturës dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Ai theksoi se greva e udhëhequr nga Gëzim Kalaja dhe mbështetur nga qindra mijëra punëtorë ishte një moment historik që detyroi regjimin komunist të tërhiqej dhe hapi rrugën për ndryshime demokratike. Berisha e cilësoi BSPSH si një nga lëvizjet më të qëndrueshme sindikale në Europën postkomuniste, duke nënvizuar kontributin e saj në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve ndër vite. Në fjalën e tij, lideri demokrat, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën për vendosje të një “diktature autoritare”, duke kritikuar politikat ekonomike, shpopullimin dhe qëndrimet ndaj Kosovës. Gjithashtu, ai reagoi ashpër ndaj dekorimit të të atit të Ramës, duke e lidhur atë me krime të regjimit komunist. Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mobilizim qytetar, duke e cilësuar situatën aktuale si një “kohë beteje” dhe duke shprehur bindjen se kjo betejë do të fitohet.

Kalaja: Kontributi Historik i BSPSH dhe SPMSH eshte gdhendur me shkonja te Arta ne historine e kombit Shqiptar
Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare Gëzim Kalaja, në fjalën e tij theskoi rolin dhe aktivitetet e kësaj sindikate ndër vite. Sipas tij, levizja sindikale Shqiptare e grupuar ne strukturat sindikale te B.S.P.SH ka qene aktive qe ne fillim te proceseve demokratizuese te vendit tone. “Ajo ka qene pjesemarrese aktive dhe ne disa momente percaktuese ne proceset demokratike, ajo me perkushtim vetemohim e bindje te plote percaktoi se pa nje rend demokratik nuk mund te beheshin realitet aspiratat e saj, garantimi i lirive te drejtave themelore te njeriut, mbrojtja e interesave jetike te punonjesve te qytetit e fshatit. Keto parime demokratike te shprehura ne Statutin e pare themelues te B.S.P.SH i dhane siguri punonjesve Shqiptar se Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ne zhvillimet demokratike qe do kalonte vendi jone ajo do te lunate nje rol te dores se pare, se ajo do ishte nje Sindikate e krijuar nga vete punetoret per punetoret, se do te ishte mbrojtese dhe garante e ndertimit tenje shoqerie te lire, te hapur e demokratike ne nje shtet ligjor”-theksoi zoti Kalaja.

Fjala e plotë e presidentit të BSPSH, Gëzim Kalaja
16 Maj 1991 – 16 Maj 2026
35 VJET nga Greva e PERGJITHSHME BSPSH
HISTORI E SHKURTUAR E LINDJES DHE VEPRIMTARISE SE B.S.P.SH dhe SPMSH
Te nderuar sindikaliste
Te nderuar te ftuar!
Jam shume i lumtur qe se bashku me Jute kujtojme historine e punetoreve te Shqiperise , qe 35 vjet me pare shkruan historine per levizjen sindikaliste ne Shqiperi.
Lindja e B.S.P.SH eshte e kushtezuardhe elidhurngushte me levizjendemokratikeqeshoqeroifillimin e viteve 90 ne Shqiperi. Dalja ne skenenshqiptare e B.S.P.SH erdhi ne menyretenatyrshmengaperpjekjet e vetepunetoreveshqiptar, per liri e demokraci, ngadomosdoshmeria e krijimitteinstitucionittembrojtjes se interesave social-ekonomike e shoqeroretetyre. Ne fund teviteve 80 situataekonomike ne Shqiperiishteshumedeshperuese, e erretdhe e frikshmesipasoje e njepolitikeekonomiketecentralizuar, ajo ishtezhyturdhe e mberthyer ne njekrizetepashpallurekonomikesociale e politike. Ne ate kohe Shqiperia perfaqesonte nje shtet totalitar, ku mungonte liria e fjales, e dhunoheshin haptazi te drejtat me elementare te njeriut.
Ne kete kohe Europa lindore ishte perfshire nga levizjet demokratike si Hungaria, Cekia, Rumania e sidomos Polonia ku levizja me e madhe sindikale e Solidarmostit udhehiqte Revolucionin demokratik Polak.
Renia e murit te Berlinit, ulja e tensionit midis 2 superfuqive po e çonte boten drejt nje ekuilibri te ri. Ne keto levizje dhe ndryshime te medha ne vendet e Lindjes, dy ishin shtyllat kryesore, Rinia dhe Punetoria.
Dhjetori i vitit 1990 dhe fillimi i vitit 1991 e gjejne Shqiperine drejt zhvillimeve te vrullshme. Me 8 dhjetor te 90 nen thirrjen “Ejani mblidhemi ketu,ketu”, studentet e Universitetit te Tiranes filluan te leviznin e te protestonin me kerkesa qe ne pamje te pare dukeshin ekonomike, por shpejt revolta e tyre nxorri ne pah karakterin e vertete, ate politik, ate te lejimit te pluralizmit politik. Levizja e Dhjetorit 90 nuk mbeti e ngujuar, ajo la gjurme te thella tek te gjithe intelektualet e punetoret shqiptar, te cilet e quajten shkendijen e pare te nje shprese qe kishte fjetur diku ne zemrat e ndrydhura e qe po priste te shperthente.
Kjo qe arsyeja qe protestave te studenteve iu bashkangjiten dhe perfaqesues te punetoreve te ndermarrjeve te ndryshme te Tiranes, si minatoret, tipografet, punonjesit e Uzines Traktori, te Kinostudios, te Uzines Gjeologjike gje qe perfundimisht e detyroi regjimin punist, qe me 11 dhjetor te 1991 te shpallte pluralizmin politik, gje qe mundesoi krijimin e parties se pare opozitare me 12 dhjetor, Partine Demokratike.
Ne janar te vitit 1991 ne minieren e Valiasit 12.000(mije) minatore te Pellgut qymyrguror te Tiranes te nisur nga kushtet shume te rendate punes, dhe pagave te ulta zhvilluan per here te pare ne Historine e levizjes punetore Shqiptare nje greve 6 ditore me kerkesa ekonomike e sociale, ku midis te tjerave ata deklaronin dhe formimin e Sindikates se Pavarur te Minierave. Greva perfundoi me fitore te plote te punetoreve te minierave te Tiranes.
Ajo dha shembullin konkret per te gjithe punonjesit e Shqiperise se si luftohet per te fituar te drejtat, se si arrihet te realizohen kerkesat e tyre nepermjet greves dhe protestave. Fitorja e greves se minatoreve te Valiasit tregoi se punonjesit kishin nevoje te ngutshme bashkimi ne sindikatat e tyre te cilat perfaqesonin punetoret ne ndryshimet e medha qe po pesonte Shqiperia ne ate kohe, se Sindikata ishte e vetmja organizate qe do mbronte interesat e punonjesve para qeverise puniste te sapokrijuar.
35 vjet me pare ne 11 Prill te vitit 1991, minatoret e kromit te Batres, dhe Thekres protestuan per pagat , kushtet e punes dhe ndryshimin e regjimit duke u solidarizuar me protestat e minatoreve te Valiasit dhe minierave te Pellgut qymyrguror te Tiranes ku punonin rreth 13800 minatore.
Ne daten 3 maj ne stadiumin e Burrelit minatoret dhe punonjesit e industrise minerare protestuan rreth 6000 punonjes per kerkesat e tyre, pasi te derguarit e qeverise moniste deshtuan perpara protestuesve.
Thirrja e protestuesve „ LIRI DEMOKRACI „ dhe „ DUAM TE DREJTAT TONA“ beri jehone tek punonjesit shqiptare.
Sindikata e Minatoreve kishte perpara misionin e madh te mbrojtjes se interesave te minatoreve te Industrise minerare dhe bashkimin ne nje sindikate te vetme , e cila ka nje emer SPMSH.
Ne keto kushte nepermjet urdherit Nr.12 date 15 shkurt 1991 per here te pare mbas 50 vjeteve Ministria e Drejtesise miratoi krijimin e Sindikates se pare, ate te Sindikates se Pavarur te Minatoreve te Shqiperise.
Po ne muajin shkurt te vitit 1991 perfaqesuesit e punetoreve te ndermarjeve me te medha te Tiranes krijuan Komisionin nismetar te Bashkimit te Sindikatave te Pavarura te Shqiperise dhe nepermjet tyre dhane udhezime te qarta per organizimin e strukturave sindikale te B.S.P.SH ne te gjithe Shqiperine, per krijimin e Sindikatave lokale ne baze Rrethi e me vone te Sindikatave profesionale ne nivel Kombetar. Formimi i ketij Komisioni nismetar te Sindikatave te Pavarura dhe kerkesa e tij per njohjen ligjore te veprimtarise beri te mundur qe me 11 Mars te vitit 1991, bazuar edhe ne njohjen juridike te Sindikates se Pavarur te Minierave, Ministria e Drejtesise me urdherin N20/1 te dates 11 Mars 1991 te njohe si subjekt juridik Bashkimin e Sindikatave te Pavarura te Shqiperise.

E lindur ne keto momente te vecanta historike, levizja sindikale Shqiptare e grupuar ne strukturat sindikale te B.S.P.SH ka qene aktive qe ne fillim te proceseve demokratizuese te vendit tone. Ajo ka qene pjesemarrese aktive dhe ne disa momente percaktuese ne proceset demokratike, ajo me perkushtim vetemohim e bindje te plote percaktoi se pa nje rend demokratik nuk mund te beheshin realitet aspiratat e saj, garantimi i lirive te drejtave themelore te njeriut, mbrojtja e interesave jetike te punonjesve te qytetit e fshatit. Keto parime demokratike te shprehura ne Statutin e pare themelues te B.S.P.SH i dhane siguri punonjesve Shqiptar se Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise ne zhvillimet demokratike qe do kalonte vendi jone ajo do te lunate nje rol te dores se pare, se ajo do ishte nje Sindikate e krijuar nga vete punetoret per punetoret, se do te ishte mbrojtese dhe garante e ndertimit tenje shoqerie te lire, te hapur e demokratike ne nje shtet ligjor.
Nderkohe levizja studentore po merrte permasa te medha ku shkak per kete u be zvarritja e kerkesa te tyre nga Qeveria. Studentet e Tiranes te bashkuar e te mbeshtetur nga koleget e tyre te Universiteteve te Shokdres, Elabsanit e Vlores filluan te riorganizoheshin dhe levizja e tyre shkoi drejt greves se urise e cila nisi me 16 Shkurt 1991 nga studentet e Tiranes ne mjediset e kinoklubit te qytetit te Studentit, ku kerkesa kryesore ishte heqja e emrit te diktatorit nga Universiteti shteteror i Tiranes.
Ne ato dite grupe punetoresh vershonin mbas pune ne qytet Studenti, ne shenje solidariteti me kerkesat e tyre. Me 19 Shkurt 1991 ne nje konference te organizuar nga Komisioni nismetar i B.S.P.SH iu be thirrje te gjithe punonjesve te ndermarrjeve te Tiranes qe me date 20 Shkurt te nderpritet puna ne çdo sektor dhe te zhvillohej greve ne qytet Studenti, me qellim qe mbeshtetja dhe solidariteti i punetoreve me studentet te shikohej e degjohej nga ata, kjo jo vetem per ti dhene kurajo studenteve per mbajtjen lart te moralit, por dhe per ti treguar diktatures puniste se punetoret jane me studentet dhe se ata nuk do te lejonin ti prekej studenteve as edhe nje fije floku.
Punonjesve dhe popullit te Tiranes ne memorien e tyre u jane regjistruar ngjarjet historike te 20 Shkurtit ku qendra e Tiranes, sheshi Skenderbej ruhej me forca te medha policie, te cilet perveç armeve mbanin me zinxhir disa qen te medhenj te stervitur,nje helikopter qe fluturonte mbi kokat e protestuesve ku degjoheshin neper dhembe urdhrat qe jepeshin per shperndarjen e turmes. Krismat e pushkeve filluan te beheshin me evidente, megjithate protestuesit vazhdonin te qendronin te bashkuar derisa ne fund u rrezua ne toke busti i diktatorit komunist, i Enver Hoxhes.
Ne lajmet e ores 22.00 te dates 20 shkurt 1991, BSPSH dhe SPMSH deklarohen si organizata te paligjshme nga Keshilli Presidencial i Qeverise Moniste, per akuza per rrezimin e bustit te Diktatorit Enver Hoxha.
Tashme kohes se diktatoreve i kishte ardhur fundi. Akrepat e ores se re nuk ktheheshin mbrapsht, demokracia do te triumfonte ne Shqiperi ashtu si ne gjithe Europen Lindore.
Ne fillim te muajit Prill 1991 B.S.P.SH e shtoi aktivitetin e saj legal. Kishte ardhur koha e momentit qe Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqiperise qe u ngrit me mund e sakrifica te perfaqesohej denjesisht ne levizjen sindikaliste Shqiptare dhe te permbushte misionin e madh per te cilen ishte krijuar. Ishte koha qe punonjesit duhet te viheshin ne dijeni per problemet organizative, ekonomike e sociale. Per kete komisioni nismetar i B.S.P.SH te Shqiperise vendosi te botoje gazeten”Sindikalisti” dhe me 18 Prill te 1991 nxori numrin e pare me kryeartikullin “Me nje pune te çliruar nga diktatura dhe me nje shperblim te drejte per te, duart tona dine te bejne ate qe ben Europa dhe ne te jetojme si ajo”.
Gazeta “Sindikalisti” u be zedhenesja kryesore e problemeve ekonomike e sociale qe shqetesonin punetoret duke pasqyruar realisht problemet e rritjes se vazhdueshme te cmimeve, te mungeses se artikujve ushqimore ne treg, te papunesise, te shkaterrimit te prones publike, si dhe te problemeve organizative si ato te rritjes e konsolidimit te levizjes sindikale.
Brenda nje kohe shume te shkurter tirazhi I gazetes Sindikaliste u rrit aq sa ja kalonte tirazhit te gazetave te medha te asaj kohe.
Ne mars te vitit 1991, Shqiperia po shkonte drejt zgjedhjeve te para pluraliste ne nje situate te tensionuar. B.S.P.SH ishte rreshtuar ne grupimin e forcave demokratike dhe priste fitoren e plote te demokracise. Zgjedhjet e 31 Marsit te vitit 1991 nuk dhane ate rezultat qe pritej. Ne pushtetmbetenperseriforcatkonservatorepuniste.
Duke pare se zhvillimiekonomikiShqiperisevazhdontetebintevazhdimisht, duke vleresuarseriozishtmungesen e alternative tezhvillimitprogresist, B.S.P.SH u hodh ne njeaksionsindikalistmbarekombetar.
Me 12 Prill tevitit 1991 B.S.P.SH ishtroi per zgjidhjeqeverise 17 kerkesat e Sindikatavetekrijuara ne gjithevendin, kunjengakerkesatkryesoreishtezbardhja e ngjarjevete 2 Prillit, e vrasjes se DeshmoreveteDemokracise se Shkodres. Ndajktyrekerkesaveqeveriapunistevendositejeptepergjigje negative duke aluduar se kerkesat e Sindikates jane tedrejtaporqeverianuki ka mundesite per tirealizuarato.
Ndajketyreqendrimeveindiferente B.S.P.SH botoideklaraten e sajkutheksoi se “Burokracia ne pushtet duke mbuluarpaaftesine, mungesen e deshires per terregulluargjendjen e mjerueshmetepopullittone nadetyronteperdorimarmen tone tefundit, ate tegreves e cila u shpall me 16 Maj tevitit 1991 sigreve e pergjithshmeqengapermasatishtegreva e pare me e madhe ne historinesindikalisteShqiptaredhengakohezgjatjaishtendergrevat e rralla ne levizjensindikalisteboterore”
Me 16 Maj te vitit 1991 me qindra e mijera punetore nderprene punen per mosplotesim te kerkesave me karakter social e ekonomik nga qeveria e asaj kohe. Me qindra kolektiva iu drejtuan me protesta qeverise, fakt domethenes ky, qe tregonte se greva ishte nje paralajmerim qe shprehte qarte te verteten se kur punonjesit jane te bashkuar e ndergjegjesuar behen nje force kolosale qe trondisin nga themelet cdo pushtet burokratik qe eshte ngritur mbi padrejtesite dhe shfrytezimin maksimal te punetoreve.
Me 18 Maj nje manifestim paqesor me pikenisje fushen e aviacionit ne Tirane ku moren pjese mbi 100 mije punetore tronditen kryeqytetin dhe mbare vendin. Aty u protestua dhe ndaj televizionit shteteror per disinformimet keqedashese qe bente ne dem te levizjes sindikaliste dhe protestave mbarepopullore te drejtuara nga B.S.P.SH .
Ne kete manifestim u evidentua qarte mbeshtetja e popullit te Tiranes. Banoret te shumte te lagjeve i bashkoheshin kolones se manifestuesve dhe shume te tjere pershendesnin nga ballkonet e dritareve te shpiave te tyre. Kjo proteste madheshtore e demokratike tregoi se B.S.P.SH kishte mbeshtetjen dhe respektin popullor dhe se protestat e saj ishin te drejta.
Kurba e greves se pergjithshme shenoi ngritjen e saj me te madhe me hyrjen ne greve urie te minatoreve te Pellgut qymyrguror te Tiranes me 25 Maj te vitit 1991 ne minieren e Valiasit e cila zgjati 11 dite e 6 ore. Nga zgafellat e nentokes minatoret deklaronin se do te qendronin te ngujuar ne greve urie per ta detyruar qeverine puniste, anti popullore te plotesonte kerkesat mese te drejta qe B.S.P.SH i ka paraqitur qeverise me date 9 Prill 1991.
Ne nje deklarate te Sindikates se Pavarur te Minatoreve te Shqiperise theksohej se zgjidhja e kerkesave te drejta te Sindikatave i detyronte ata te ngujoheshin ne greve urie ne nentoke ne kushte teper te veshtira, dhe se ata i jepnin besen popullit se nga greva e urise do te dilnin vetem me fitore.
Solidarizimi i punonjesve me grevistet minatore te urise arriti ne shkallen me te larte duke rritur keshtu ndergjegjesimin e punetoreve mbi forcen e madhe te sindikates si dhe rolin vendimtar qe luante ajo per fitoren e demokracise ne Shqiperi.
Greva e pergjithshme behet zoteruese ne vend dhe terheq vemendjen e opinionit boteror sidomos atij sindikalist ku shume organizata shprehen solidaritet te plote me greven e pergjithshme te B.S.P.SH dhe i jepnin asaj perkrahje pa rezerva.
Ne fillim te muajit Qershor ne shenje solidariteti me grevistet e urise ne Valias, puna u nderpre ne gjithe vendin duke paralizuar keshtu gjithe sektoret e ekonomise. B.S.P.SH demostronte kudo, ne ambientet e punes, ne rruge e ne sheshe, presioni ndaj qeverise rritej nga dita ne dite, parlamenti shqiptar i detyruar diskutonte per zgjidhjen e kesaj krize dhe perfundimisht me 6 Qershor te vitit 1991 nen presionin e greves se pergjithshme e ne vecanti e greves se urise se minatoreve ne Valias, qeveria konservatore puniste bie dhe keshtu u be e mundur afrimi i zgjedhjeve te reja, atyre te 22 Marsit 1992 te cilat do te shenonin perfundimisht fitoren e partive opozitare dhe hapjen e portave te demokracise.
B.S.P.SH si organizate sindikale me masive qe grumbullonte rreth vetes pjesen me derrmuese te punonjesve iu pergjigj pozitivisht thirrjes per krijimin e frontit te bashkuar te opozites demokratike ne kuader te fushates parlamentare te vitit 1992, sepse duke votuar per opoziten demokratike votonin per transformimin real demokratik te Shqiperise qe do te perbente nje garanci per miratimin e nje legjislacioni thellesisht demokratik te marredhenieve te punes per mire administrim te nderrmarrjeve ekzistuese, per indeksimin e drejte te pagave dhe garantimin e nje niveli dinjitoz te jetes, per sigurimin e mbrojtjen e vertete te te drejtave e lirive sindikale te punonjesve.
22 Mars 1992 shenoi fitoren e plote te forcave demokratike te opozites. Kjo date percaktoi me sukses perfundimin me sukses te misionit kryesor te B.S.P.SH te sansksionuar ne statutin themeltar te saj, ate te permbysjes se diktatures komuniste, kjo si domosdoshmeri per te shprehur ne vazhdimesi misionin e saj kryesor e prioritar, ate te mbrojtjes se interesave social ekonomike te punonjesve.
Pas kesaj fitore te demokracise ne Shqiperi, B.S.P.SH e ndergjegjesuar per rolin e saj per nje shoqeri te hapur e te lire demokratike e drejtoi vemendjen e saj ne krijimin e nje legjislacioni bashkekohor bazuar ne standartet nderkombetare, duke ndihmuar e bashkepunuar me organet ekzekutive e legjislative me mendime e sugjerime e argumenta bindese sidomos ne hartimin e miratimin per here te pare te Kodit te Punes, te ligjit te Sigurimeve Shoqerore, dhe ratifikimit te disa Konventave te Organizates Nderkombetare te Punes.
Tashme B.S.P.SH ishte nje force aktive ne mbrotje te interesave, lirive dhe te drejtave te punonjesve shqiptare, si organizate me e madhe dhe me organizuese e sindikalizmit shqiptar ajo do te mbante peshen kryesore te mbrojtjes, garantimit e zgjidhjeve te problemeve sidomos ato te marredhenieve te punes.
Ne rrugen e forcimit te metejshem te demokracise B.S.P.SH u ndesh me tendenca te ndryshme te cilat synonin ti cenonin imazhin e saj si organizate politike por ajo e kushtezuar nga zhvillimet historike ne fillimet e saj u rreshtua perkrah forcave demokratike opozitare per shembjen e regjimit totalitar dhe shume shpejt mbas 22 Marsit 1992 do te shpallte pavaresine e saj politike. Oponenca e saj konstruktive ne mbrojtje te demokracise ishte e lidhur ngushte me mbrojtjen pa kompromis te te drejtave social ekonomike te punonjesve, ne kuadrin e nje hapesire te nevojshme per nje paqe sociale nepermjet bisedimeve dhe dialogut social me qeverine dhe organizatat punedhenese.
Nje nga arritjet me te rendesishme te B.S.P.SH eshte marreveshja midis qeverise dhe sindikates e muajt dhjetor te vitit 1996, ku kerkesat kryesore ishin ato te indeksimit te inflacionit per 25 artikujt e domosdoshem te shportes, indeksim qe duhej bere 2 here ne vit, si dhe angazhimi i qeverise me sindikatat per te diskutuar e zgjidhur probleme te rendesishme si inflacioni, pagat, pensionet ndihmat ekonomike, pagat minimale dhe fillimin e funksionimit te aktivitetit te Keshillit Kombetar te Punes.
Marreveshje te tilla u nenshkruan dhe ne vitet e tjere si ajo e Prillit 2001, e Majit 2003, e Majit 2007, dhe me e rendesishmja e Shkurtit 2011.
Lidhur me akt-marreveshje qeveri-sindikate mbas vitit 2001 theksohet se nje rendesi te madhe per hartimin dhe realizimin e tyre pati ardhja ne krye te B.S.P.SH te lidershipit te ri te kryesuar nga z. Gezim Kalaja, te cilet paraqiten nje platforme te re me nje vizion progresiv ku motoja kryesore per realizimin dhe mbrotjen me mire te interesave social ekonomik te punonjesve ne baze te standarteve bashkekohore nderkombetare do te ishin dialog social-proteste demokratike-dhe prap dialog social, gje qe do bente te mundur realizimin e marreveshjeve si me qeverine dhe me punedhenesit.

Gjithashtu ne keto vite B.S.P.SH miratoi platformen e re, ate te nje politike dhe strategjie qe ajo do ndiqte ne prag te fushatave zgjedhore parlamentare me partite politike ku ajo do te paraqiste programin e kerkesave ekonomike, sociale, shoqerore me qeverite e ardhshme me te cilat ajo do te synonte lidhjen e nje pakti mirekuptim-social , vetem atehere kur qeverite do te merrnin persiper zgjidhjen e problemeve dhe kerkesave te sindikates.
Per te gjithe aktivitetin sindikal te B.S.P.SH qe nga themelimi e deri me sot Presidenca e Republikes se Shqiperise e ka dekoruar sindikaten e B.S.P.SH me “Medaljen e Arte te Shqiponjes” me motivacionin (per kontribut te çmuar ne levizjen demokratike dhe vecanerisht ne proceset e qytetareve te Tiranes te 20 shkurtit 1991 per permbysjen e simboleve komuniste si moment i rendesishem ne ndryshimet progresive ne vend) si dhe me Dekoraten “Gjergj Kastriot Skenderbeu” me motivacionin (per rolin e vecante ne levizjen punetore te vendit tone dhe permbysjen e diktatures komuniste, mbrojtjen e stabilitetit, per permiresimin e kushteve sociale, mbrojtjen e interesave lirive dhe te drejtave te punonjesve, respektimin e bashkepunimit, dialogut social si dhe per kontributin ne integrimin e Shqiperise ne Institucione Nderkombetare).
Dekorimet e Sindikates se Pavarur te Minatoreve te Shqiperise
- Kolektivi i Minatoreve te Pellgut Qymyrgor te Tiranes
(anetare te SPMSH ) me medaljen ʺPishtar i Demokraciseʺ me Dekret nr. 1101 te dt.24.05.1995.
- Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise eshte dekoruar me ʺDekoraten e Arte te Shqiponjesʺ nga Presidenti i Republikes se Shqiperise me dekretin nr. 9491 te dt. 25.03.2016.
Sot B.S.P.SH ne vazhdimesi ben perpjekje per realizimin e te drejtave ne marredheniet e punes, te shperblimit, te mbrojtjes nga diskriminimi, te hartimit e miratimit te projekteve per nxitjen e punesimit ne kuadrin e tripartitizmit nepermjet aksioneve sindikale e negociatave.
Ajo vazhdon te luftoje per permiresimin e metejshme te kushteve te punes te punonjesve, te kushteve te jeteses, te mbrojtjes te lirive sindikale, te sigurimit e minimizimit te tregut informal te punes, nepermjet pjesemarresjes se drejtpersedrejti ne forumet e perbashketa trepaleshe te partneritetit social, si dhe ne proceset integruese te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
B.S.P.SH sot lufton qe te miratohen e te ratifikohen sa me shume konventat nderkombetare te ILO qe lidhen me boten e punes e sidomos me zbatimin e tyre nga shteti Shqiptar.
Ne fushen e rritjes e forcimit te solidaritetit sindikalist B.S.P.SH mban lidhje e bashkepunim me homologet e saj europian, boteror si dhe me organizatat nderkombetare te punes.
Mbeshtetje e AFL-CIO , e Sindikatave Amerikane qe perfaqeson 12 Milion punetore , ishte faktor i rendesishem per fitoren e Lirise dhe Demokracise ne vendin tone.
Ne jemi mirenjohes AFL-CIO- Presidentit Kirkland dhe gjithe kolegeve amerikane , Departamentit Amerikan te Shtetit – Ambasadorit Jaerenson , Presidentit te Sindikatave te Minatoreve te Amerikes z. Richard Trumka .
Mirenjohje pafund kolegeve Amerikane Don Slajmen, Stejsi Health, kolegeve angleze Tom Cook, Valesa Solidarnost Poloni , DGB , IGB Gjermani – Hans Berger , Manfred Ëarda , Sindikatave Italiane CISL, CGIL etj.
Mirenjohje Partise Demokratike te Shqiperise z. Sali Berisha per mbeshtetjen e dhene gjate Greves se Pergjithshme te vitit 1991, vecanerisht per kontributin e perbashket ne luften per Liri dhe Demokracine e vendit tone.
Kontributi Historik i BSPSH dhe SPMSH eshte gdhendur me shkonja te Arta ne historine e kombit Shqiptar.
Politika Shqiptare i ka borxh punonjesve shqiptare.
Misioni i BSPSH / SPMSH vazhdon ne mbrojtje te te drejtave te punetoreve.
Rrofte BSPSH
Rrofte Sindikata heroike e Minatoreve te Shqiperise
Rrofshin Punetoret e SHQIPERISE
RROFTE SHQIPERIA


