
“Asgjë nuk e ndal Forcën e Rinisë! Në këmbë të gjithë Shqiptarët në mbrojtje të fëmijëve tanë! Askush nuk ka të drejtë të dhunoj studentët, fëmijët, rininë e Shqipërisë”. Kështu shprehet në një deklaratë për mediat Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë-BSPSH, zoti Gëzim Kalaja, duke i bërë thirrje Forcave të Policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve dhe studentëve të Kombit Shqiptar dhe të mos bëhen vegēl e pushtetit mizor, e pushtetit kriminal ndaj fëmijëve dhe bijve tanë.
Deklaratë nga Presidenti i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisw- BSPSH z.Gëzim Kalaja.
Në këto ditë të valëve të protestave masive si asnjëherë më parë, protesta e studentëve dhe Rinisë së Shqipërisë është një shembull për të gjithë dhe një këmbanë alarmi për mizorinë e pushtetit autokratik,që nuk kursen dhunën ndaj të miturve, studentëve që kërkojnë reformë të denjë në arsim, jetë të denjë për ta dhe familjet e tyre.
Asgjë nuk e ndal Forcën e Rinisë!
Në këmbë të gjithë Shqiptarët në mbrojtje të fëmijëve tanë!
Askush nuk ka të drejtë të dhunoj studentët, fëmijët, rininë e Shqipërisë
I bëjmë thirrje Forcave të Policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj femijëve dhe studentëve të Kombit Shqiptar dhe të mos bëhen vegēl e pushtetit mizor, e pushtetit kriminal ndaj fëmijëve dhe bijve tanë.
BSPSH është në solidaritet me protestat masive qytetare dhe protestën e studentëve si revoltë masive popullore ndaj pakënaqēsive të një pushteti që nuk mendon për jetën dhe dinjitetin e studentëve, të Rinisë, duke i braktisur rrugës së emigracionit!
Me STUDENTËT DERI NË FUND!!
International Trade Union Confederation – ITUC International Labour Organization
ETUC
IndustriALL Global Union
IndustriAll Europe
United Mine Workers of America
Solidarity Center Mining & Energy Union
Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise – SPMSH
#students #protest #Albania


