16.1 C
Sterling Heights
28/04/2026, 5:31
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Debate në mbledhjen e PS/ “Ose je me ne, ose përballë nesh”! Rama përplaset me Spiropalin: Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDebate në mbledhjen e PS/ “Ose je me ne, ose përballë nesh”!...

Sot u zhvillua një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e shoqëruar me debate të brendshme. Gjatë diskutimeve, kryeministri Edi Rama pati një përplasje me ish-ministren e Jashtme Elisa Spiropali, pas publikimeve të kësaj të fundit në rrjetet sociale, ku ajo kishte shprehur qëndrime kritike ndaj partisë. Sipas burimeve, Rama theksoi se nuk duhet të krijohen situata të panevojshme brenda partisë dhe se debatet publike nuk duhet të kthehen në “drama”. Ai kërkoi më shumë kujdes në komunikimin publik nga anëtarët e grupit. Në retorikën e tij, Rama mësohet t’i jetë drejtuar Spiropalit me fjalët: “O je me ne, ose përballë nesh. Herën e parë nuk votove, të dytën bëre çarçaf, të 3-tën del nga grupi”. Nga ana tjetër, Spiropali tentoi të japë sqarimet e saj, por kryeministri nuk i dha hapësirë për të vijuar reagimin në atë moment.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img