4 C
Sterling Heights
28/12/2025, 19:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf 1–3 ndaj Egnatias në “Air Albania”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperiaDinamo fiton Superkupën e Shqipërisë, triumf 1–3 ndaj Egnatias në “Air Albania”

Dinamo është fituesja e Superkupës së Shqipërisë, pasi mposhti Egnatian me rezultatin 1–3 në stadiumin “Air Albania”, në një finale të bukur dhe plot intensitet. Skuadra blu tregoi personalitet dhe efikasitet, duke kontrolluar momentet kyçe të ndeshjes dhe duke merituar plotësisht trofeun. Në përfundim të takimit, lojtarët dinamovit festuan gjatë në fushë, përpara se të ngrinin lart në qiell trofeun e Superkupës, mes emocioneve dhe entuziazmit.

Ky sukses shënon trofeun e tretë në historinë e Dinamos, një arritje që konfirmon rikthimin e klubit në nivele të larta të futbollit shqiptar. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, skuadra ka ndërtuar një identitet të qartë dhe një frymë fituese, e cila u reflektua edhe në këtë finale. Pas triumfit në Superkupë, Dinamo tashmë sposton vëmendjen te kampionati, ku synon të vijojë me të njëjtën ambicie dhe të luftojë fort për objektiva madhorë në garën për titull.

Foto nga Google Images 

Artikulli i përgatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img