Elon Musk ka postuar një video në profilin e tij në platformën e rrjeteve sociale X.
Në këtë video ai ka prezantuar aftësitë e reja të Optimus, robotit të kompanisë Tesla.
Optimus tani është në gjendje të vetë-kalibrojë krahët dhe këmbët e tij duke përdorur vetëm kodues të vizionit dhe pozicionit të kyçeve, përmes të cilave ai mund të lokalizojë saktësisht gjymtyrët e tij, transmeton Telegrafi.
I kalibruar me saktësi, Optimus mëson detyra të ndryshme në mënyrë më efikase, ndërsa rrjeti i tij nervor funksionon tërësisht në bord, duke përdorur vetëm vizionin.
Por kjo video nuk ishte gjithçka që u postua në lidhje me robotin Optimus në ditën e djeshme.