4.9 C
Sterling Heights
18/10/2026, 8:28
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gëzim Kalaja: BSPSH është në solidaritet me protestat masive qytetare e studentore. Thirrje policisë: Mos u bëni vegël e pushtetit kriminal ndaj bijve tanë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGëzim Kalaja: BSPSH është në solidaritet me protestat masive qytetare e studentore....

“Asgjë nuk e ndal Forcën e Rinisë! Në këmbë të gjithë Shqiptarët në mbrojtje të fëmijëve tanë! Askush nuk ka të drejtë të dhunoj studentët, fëmijët, rininë e Shqipërisë”. Kështu shprehet në një deklaratë për mediat Presidenti i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë-BSPSH, zoti Gëzim Kalaja, duke i bërë thirrje Forcave të Policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve dhe studentëve  të Kombit Shqiptar dhe të mos bëhen vegēl e pushtetit mizor, e pushtetit kriminal ndaj fëmijëve dhe bijve tanë.

 

Deklaratë nga Presidenti i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisw- BSPSH z.Gëzim Kalaja.

 

Në këto ditë të valëve të protestave masive si asnjëherë më parë, protesta e studentëve dhe Rinisë së Shqipërisë është një shembull për të gjithë dhe një  këmbanë alarmi për mizorinë e pushtetit autokratik,që nuk kursen dhunën ndaj të miturve, studentëve që kërkojnë reformë të denjë në arsim, jetë të denjë për ta dhe familjet e tyre.

Asgjë nuk e ndal Forcën e Rinisë!

Në këmbë të gjithë Shqiptarët në mbrojtje të fëmijëve tanë!

Askush nuk ka të drejtë të dhunoj studentët, fëmijët, rininë e Shqipërisë

I bëjmë thirrje Forcave të Policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj femijëve dhe studentëve  të Kombit Shqiptar dhe të mos bëhen vegēl e pushtetit mizor, e pushtetit kriminal ndaj fëmijëve dhe bijve tanë.

BSPSH është në solidaritet me protestat masive qytetare dhe protestën e studentëve si revoltë masive popullore ndaj pakënaqēsive  të një pushteti që nuk mendon për jetën dhe dinjitetin e studentëve, të Rinisë,  duke i braktisur rrugës së emigracionit!

Me STUDENTËT DERI NË FUND!!

International Trade Union Confederation – ITUC International Labour Organization

ETUC

IndustriALL Global Union

IndustriAll Europe

United Mine Workers of America

Solidarity Center Mining & Energy Union

Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise – SPMSH

#students  #protest  #Albania

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img