16 C
Sterling Heights
28/05/2026, 10:56
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, mbetet në burg

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetGjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, mbetet në burg

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së për “arrest në burg”.

Veliaj kishte kërkuar lirimin nga paraburgimi dhe zëvendësimin e masës së sigurisë me një masë më të butë, si “garanci pasurore” ose “detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”.

Në kërkesën e tij thuhej:

“Kërkohet zëvendësimi i masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të butë si “Garanci pasurore”, parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.”

Megjithatë, Gjykata e Lartë vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë, duke e lënë në fuqi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas këtij vendimi, duket se kryebashkiaku i Tiranës nuk do të ketë mundësi të lirohet në një afat të afërt, ndërsa procesi ndaj tij vijon në institucionet e drejtësisë.

Vendimi pritet të sjellë reagime të forta në politikën shqiptare, ndërsa çështja Veliaj mbetet një nga më të komentuarat në vend.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img