-1.9 C
Sterling Heights
04/12/2024, 6:10
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Heqja e masave ndaj Kosovës në qorrsokak – megjithatë lidhet edhe me dialogun

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetHeqja e masave ndaj Kosovës në qorrsokak – megjithatë lidhet edhe me...

Edhe pse zyrtarisht Bashkimi Evropian pohon se masat ndaj Kosovës lidhen vetëm me hapat për uljen e tensioneve, shumë burime diplomatike pranojnë se heqja e tyre lidhet edhe me procesin e dialogut prandaj ato akoma nuk janë hequr

Para një muaji dukej se Bashkimi Evropian do t’i hiqte masat Kosovës pasi një gjë të tillë e kishte rekomanduar në raportin e tij edhe Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell. Pas diskutimeve që ishin zhvilluar pas dorëzimit të atij raporti nga përfaqësuesit e vendeve anëtare në Komitetin për Politikë dhe Siguri (PSC) kishte dalë konkludimi për heqjen graduale të masave, pasi nuk kishte pajtim nga vendet anëtare për heqjen e plotë të tyre. Dhe, siç thanë burimet diplomatike  nga shumë shtete, atëherë “kishte mbetur vetëm që në emër të BE-së Borrell të lëshojë një komunikatë me të cilën do të njoftoj heqjen e masave“.

Menjëherë vendet anëtare kishin marrë një draft të një deklarate të tillë me afat kohor deri kurdo të duhej të deklarohen nëse pajtohen apo jo. Dhe në disa versione, disa vende anëtare kishin shprehur rezerva dhe për këtë shkak nuk janë hequr masat, as gradualisht.

Shumë diplomatë të vendeve anëtare i kanë thënë KOHËS se “nuk e kanë më të qartë se çfarë po ndodhë me këtë” dhe se janë në pritje që Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS), që merret me këtë çështje, të dalë me deklaratë. Por EEAS tash është në konsultime me ato vende që kanë rezerva dhe nuk dihet se kur mund të ketë ndonjë hap konkret në këtë drejtim.

Edhe pse zyrtarisht BE pohon se masat ndaj Kosovës lidhen vetëm me hapat për uljen e tensioneve, shumë burime diplomatike pranojnë se heqja e tyre lidhet edhe me procesin e dialogut prandaj ato akoma nuk janë hequr.

Disa diplomatë pohojnë se “pengesa janë disa vendeve anëtare, sidomos ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, por përmendin edhe hezitimin nga Franca dhe Italia. Kundër thuhet se janë edhe Sllovakia dhe Rumania, që mund të jetë edhe rezultat i lobimit nga Serbia që të mos hiqen masat. Të njëjtat burime pohojnë se ka mosbesim nga ana e disa vendeve anëtare ndaj Kosovës, sidomos pas paralajmërimeve se mund të bëhen veprime për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, të cilat veprime BE doli t’i shihte si “të njëanshme dhe të pakoordinuara“.

Ka edhe vende anëtare që janë në favor të heqjes së masave pro nuk e kanë mbështetur një version të tekstit sipas së cilit, nëse hiqen masat, ato do të mund të ktheheshin menjëherë nëse Kosova ndërmerr ndonjë hap që do të konsiderohej si i njëanshëm.

Disa shtete nuk kanë qenë në favor te heqjes së të gjitha masave financiare, siç ishte paralajmëruar jozyrtzarisht. E disa vende duan të hiqen masat për projekte të financuara nga BE-ja e ku janë të angazhuara kompani nga ato vende.

“Kemi një situatë të paqartë dhe si rezultat masat akoma nuk janë hequr, as tërësisht e as pjesërisht. Por shpresojmë se do të arrihet një kompromis“, ka thënë një diplomat i BE-së.

Edhe vet Borrell në rekomandimin e tij e kishte lidhur në një mënyrë heqjen e masave edhe me dialogun.

“Vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politikë dhe do të kontribuonte për një kontekst të balancuar në të cilin dialogu Beograd Prishtinë, i lehtësuar nga BE-ja mund të ec përpara. Nga Kosova pritet që të shfrytëzoj këtë mundësi për të vepruar në mënyrë de-eskaluese dhe të evitoi veprimet e pa koordinuara“ kishte thënë në raportin e tij Borrellit.

Pas dështimit të Borrellit që të zhvillojë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, për çka Borrell përgjegjësinë ia kishte lënë palës kosovare duke thënë publikisht se Vuçiq ishte i gatshëm për takim e Kurti kishte kushte, nuk kishte më avancim drejt heqjes së masave ndaj Kosovës.

“Vendimi është bërë më i vështirë pas sjelljes jokonstruktive në takimet e fundit në kuadër të dialogut, edhe në nivel të lartë edhe në nivel të kyenegociatorëve”, ka thënë një burim i BE-së me kusht anonimitetit.

Prandaj disa diplomatë dyshojnë se tash në EEAS vullneti për heqjen e masave është aq i madh sa ishte kur Borrell kishte bërë raportin. As në Komisionin Evropian nuk ka vullnet të madh që Kosovës t’i hiqen masat. Si persona që nuk kanë vullnet për një gjë të tillë nga diplomatët në BE përmenden sidomos Komisioneri për zgjerim Oliver Verhelyi port edhe Drejtori i përgjithshëm Jan Coppman.

Përkundër gjithë kësaj paqartësie që e ka vendosur heqjen e masave në një qorrsokak në BE përsërisin se ”puna në këtë dosje po vazhdon”.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img