Këngëtari i njohur i baladave Albert Kola vjen me një këngë të re me një rrymë muzikore pak më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë.
“JAM KRENAR QË JAM MALESOR” Thotë Alberti në këngën e tij, kjo këngë vjen në ritmet turbo-folk dhe përmbledh histori traditë dhe tingujt e ëmbël të folklorit tonë të bukur.
Alberti tha për Portalin tonë ACTV se e kishte dëshiruar gjithmonë një këngë për Malësinë e tij të bukur dhe legjendare, doja ti këndoja Maleve të mëdha dhe me tradita, trimave dhe bëmave të tyre të njohura, Malesia e Madhe është një vend që u njoh nga fuqitë e mëdha të asaj kohe dhe u kthye në simbolin e lirisë të vendit tonë, prandaj të këndosh për Malësinë është nder dhe krenari.
Alberti është një këngëtar i njohur për Baladat e tij të mrekullueshme, ku këngët e tij nuk e humbin asnjëherë vëmendjen e publikut rinor, por me këngën “JAM KRENAR QË JAM MALESOR” ai po sjell në grupin e fansave të gjitha grup moshat, sepse kohëve të fundit Muzika turbo-folk është në preferencën e të gjithëve.
Alberti vijoi më tej me premtimin se së shpejti do sjellë projekte të reja ku balada është në plan, por surpriza do jetë sërisht muzika folklorike me elementë dhe detaje të Malësisë së Madhe, do jëtë një këngë që besoj do ta duan të gjithë Malesorët dhe ata që e duan muzikën tradicionale të veriut.
Deri në realizimin e projekteve që do të vijnë, ne ju ftojmë të shikoni dhe ta dëgjoni këngën “JAM KRENAR QË JAM MALESOR”
Me tekstin nga Albert Kola, kompozim dhe video nga Gjin Prenga dhe STUDIO OROSHI.
“JAM KRENAR QË JAM MALESOR”
⬇️
▶️
Pal Qarraj./actvusa.com