Këngëtari Malësor Dritan Nutaj së fundmi solli disa këngë të reja të cilat u mirëpritën nga publiku malësor, e në veçanti kënga që theu rekord shikueshmërie dhe u viralizua në internet është super hiti “Me Xhubletë e me kunorë” këngë e cila u shndërrua në himnin e Xhubletës Malësore e cila tashmë është në mbrojtjen e UNESCO-s.
Dritani po pregatit albumin që do të hellë në treg së shpejti, ai tha për ACTV-në se në albumin e tij ka një mix këngësh ku dominojnë këngët Turbo folk të Veriut.
Dritani po sjell projekte cilësore dhe me kualitet mjaft të lartë dhe kjo falë bashkëpunimit me muzikantin e mirënjohur Shqiptar Valter Beqo i cili po sjell risi në tregun muzikor shqiptar dhe po bën diferencën e ‘të bërit muzikë’.
Këngët që do dalin gjatë këtyre ditëve do jenë këngë ritmike ku dominon turbo folku, dhe pritet të arrijnë sukses të madh sepse janë të realizuara mjeshtërisht, dhe të kënduara mjaft bukur nga këngëtari i cili me zërin e tij potent po sjell rreth vetes fansa të shumtë.
Dritani tha më tej se së shpejti do vijë një bashkëpunim me një këngëtare shumë të njohur, ku do të sjellin një kolazh të ri Malësor të shkruar nga teksteshkruesi Pal Qarraj i cili ka një bashkëpunim në pothuaj të gjitha këngët e Dritanit.
Deri në publikimin e këngëve të reja ne ju ftojmë të shikoni dëgjoni dhe pse jo t’a shkarkoni në play listën tuaj muzikore këngën “Me Xhubletë e me kunorë” teksti Pal Qarraj muzika Valter Beqo kënduar nga Dritan Nutaj.