27.4 C
Sterling Heights
12/09/2024, 19:46
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Kurti sot ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetKurti sot ka pritur në takim shefin e ri të Zyrës së...

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Në komunikatë thuhet se Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Orav dhe i ofroi bashkëpunim të afërt në avancimin e agjendës së Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Kurti ka thënë se Kosovë është e përkushtuar të kryejë reformat e nevojshme për anëtarësim.

“Në këtë takim të parë ndërmjet tyre, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Orav dhe i ofroi bashkëpunim të afërt në avancimin e agjendës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian. Ai theksoi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në mesin e dhjetorit të vitit 2022, është e përkushtuar për të kryer reformat e nevojshme për anëtarësim. Plani i Rritjes së BE-së është përgjigja e duhur për të përshpejtuar reformat dhe Kosova është ndër vendet e para në rajon e cila ka dorëzuar agjendën e reformave.”- thuhet në komunikatë

“Bashkë diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së bazuar në vlerat e përbashkëta dhe avancimin e lirive themelore. Kryeministri Kurti foli për rezultatet e qeverisjes në këto gati tre vjet e gjysmë, për avancimin në indekset e demokracinë e sundimin e ligjit dhe të zhvillimit ekonomik si dhe për programet e reja sociale për nënat lehona dhe fëmijët. Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Orav për ndihmën dhe kontributin e BE-së dhe i ofroi bashkëpunim të plotë në avancimin e agjendës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” – thuhet më tej.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img