1.6 C
Sterling Heights
18/01/2025, 1:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Listat e votuesve mbeten të papastruara

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetListat e votuesve mbeten të papastruara

Mbi 2 milionë qytetarë do të kenë të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit, tregon lista e certifikuar të shtunën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Anëtarë të KQZ-së thanë se në listë ka ende pasaktësi meqë në të figurojnë emra të personave që kanë vdekur ose kanë humbur shtetësinë e Kosovës

Në Kosovën me 1.6 milion banorë, të drejtë vote në zgjedhjet e 9 shkurtit do të kenë 2 milionë e 75 mijë persona.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën u miratua lista e votuesve, është konstatuar se ka pasaktësi në të, porse si asnjëherë tjetër nuk e lë asnjë votues jashtë.

Në listë, ende figurojnë emrat e personave të vdekur ose edhe të atyre që e kanë humbur shtetësinë e Kosovës.

“E dimë të gjithë që ky numër i votuesve që është prej 2 milionë e 75 mijë e 868 votuesve, si listë përfundimtare e votuesve nuk është një listë tërësisht e pastër. Kur them e pastër e kam fjalën për faktin që figurojnë ende personat e vdekur në këto lista, për shkak që qytetarët nuk i kanë njoftuar organet kompetente, në këtë rast komunat, për largimin ose heqjen e këtyre personave”, ka thënë Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së.

Sipas KQZ-së, 104 mijë e 924 persona do të votojnë jashtë Kosovës.

Për votimin jashtë vendit KQZ-ja ka vënë në dispozicion 17 Ambasada dhe 15 Konsullata në 19 shtete të ndryshme të botës.

Paraprakisht, KQZ-ja vendosi që Ambasadën në Tiranë dhe atë në Podgoricë të mos i hapë për votim për shkak të interesimit të ulët.

“Duke marrë në konsideratë numrin e vogël të aplikantëve në këtë rast, nga 8 persona, të cilët kanë zgjedhur për të votuar fizikisht në këto dy vende, rekomandimi i Këshillit të Operacioneve Zgjedhore është që të mbyllen këto të dyja dhe votuesit të cilët kanë aplikuar për të votuar fizikisht, t’u mundësohet votimi përmes postës”, ka thënë Elshani.

E, një nga shqetësimet që u ngrit në mbledhje është se në katër misione, si në Cyrih, Mynih, Shtutgart dhe Dyseldorf, do të ketë probleme me infrastrukturën për shkak të hapësirës së kufizuar e numrit të madh të votuesve.

“Janë dy mundësi, gjetja e hapësirave alternative dhe, tjetër, inkurajimi i të gjithë këtyre njerëzve që mundësisht të votojnë me postë. Nuk do të ketë zgjidhje tjetër”, ka thënë Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga radhët e LVV-së.

Në këto zgjedhje, në total do të jenë 903 qendra të votimit me 2533 vendvotime në dispozicion, si dhe 38 qendra votimi me kusht me 56 vendvotime.

Ndryshe nga zgjedhjet e deritashme, votimi me kusht do të jetë i mundur vetëm brenda një qendre votimi të përcaktuar nga KQZ-ja në kuadër të një komune.

E, shkaku i rinovimit të një shkolle në Pejë, KQZ-ja u detyrua ta zëvendësojë këtë lokacion me një qendër tjetër votimi. Nga kjo do të preken rreth 10 mijë votues.

“Shkolla fillore e mesme e ulët ‘7 Shtatori’ në Vitomiricë, zëvendësohet me shkollën ekonomike profesionale ‘Ali Hadri’ në Pejë, për zgjedhjet nacionale më 9 shkurt 2025”, ka thënë Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së.

Anëtarë të KQZ-së shprehën kritika për Komunat, lidhur me çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve.

“Mungon edhe një lloj përgjegjësie e komunave në raport me zgjedhjet. Duhet ta dinë komunat që nuk mund të bëjnë investime në lokacione të cilat janë të caktuara më tash si qendra votimi… Nëse e lejojmë në këtë mënyrë të ndodhë, i bie që dikush qohet dhe për qejfi e bën një renovim diku vetëm të mos e mundësojë atë komunitet të caktuar ose ata banorë që të votojnë”, ka thënë, Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së nga radhët e LVV-së.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, maksimumi 999 persona do të kenë të drejtë vote brenda një vendvotimi, në zonat rurale. Ndërkaq në zonat urbane, numri maksimal do të jetë 950 votues.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img