6.3 C
Sterling Heights
12/04/2026, 5:20
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein: “Akuza të rreme dhe shpifëse”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetMelania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein: “Akuza të rreme dhe shpifëse”

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka mohuar publikisht çdo lidhje me financierin e dënuar për krime seksuale Jeffrey Epstein, duke i cilësuar pretendimet si “plotësisht të rreme” dhe “shpifëse”.

Në një deklaratë zyrtare të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 9 prill 2026, ajo tha se “gënjeshtrat që më lidhin me Jeffrey Epstein duhet të ndalen sot”, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie me të dhe nuk ka pasur dijeni për krimet e tij. 

Zonja e Pare, Melania Trump gjithashtu mohoi të ketë qenë ndonjëherë mike apo e lidhur me Epstein apo bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, dhe sqaroi se nuk është prezantuar me bashkëshortin e saj nga Epstein. 

Ajo pranoi se mund të ketë qenë në të njëjtat evente shoqërore me ta në fillim të viteve 2000, por i përshkroi këto si kontakte sipërfaqësore në qarqe të mëdha sociale në New York dhe Palm Beach. 

Deklarata e saj vjen në një moment kur interesi publik për dosjet e Epstein është rikthyer, veçanërisht pas publikimit të dokumenteve dhe spekulimeve të reja që përfshijnë figura të njohura. Megjithatë, deri tani nuk ka prova publike apo dokumente zyrtare që e lidhin Melania Trump me aktivitetet kriminale të Epstein.

Në përfundim të deklaratës, Zonja e Parë bëri thirrje që Kongresi amerikan të zhvillojë dëgjesa publike, në mënyrë që viktimat e Epstein të dëshmojnë dhe të dalë e vërteta në dritë. 

Foto nga profili i The White House

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img