Ja çfarë duhet t’i kushtoni vëmendje
Çfarë duhet të bëni menjëherë për shëndetin e bebes suaj?
Muaji i parë i shtatzënisë është një periudhë në të cilën ju nuk jeni as të vetëdijshme se jeni shtatzënë.
Duke qenë se dita e parë e shtatzënisë llogaritet nga dita e parë e menstruacioneve tuaja të fundit, atëherë muaji i parë është në fakt periudha nga menstruacionet e fundit deri në ato që duhet të vijnë… por nuk vijnë sepse jeni shtatzënë.
Data e menstruacioneve të fundit është shumë e rëndësishme, sepse mjeku do të llogarisë datën tuaj të lindjes në bazë të saj. Natyrisht, data e saktë e lindjes mund të mos jetë plotësisht e saktë, por mund të përcaktohet përafërsisht, transmeton Telegrafi.
Simptomat e shtatzënisë në muajin e parë
Simptomat e para ngatërrohen lehtësisht me simptomat e PMS, kështu që ndërsa gratë mendojnë se do t’i kenë periodat në çdo moment, ato janë në të vërtetë shtatzëna.
Këtu janë simptomat që mund të tregojnë se jeni shtatzënë:
▪ Ndryshimet e humorit.
▪ Urinim i shpeshtë.
▪ Gjakderdhje.
▪ Lodhje.
▪ Ndryshime në oreks.
▪ Ngërçe në stomak.
▪ Kapsllëk.
Muaji i parë i shtatzënisë zgjat katër javë dhe vetëm në muajin e katërt mund të prisni simptoma më të forta si ngërçe, fryrje, ndryshime humori, dhimbje gjoksi, lodhje, të përziera dhe madje edhe të vjella