13.8 C
Sterling Heights
04/05/2024, 8:41
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në Detroit organizohet darka tradicionale ” Si dikur në Rapsh të Hotit”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNë Detroit organizohet darka tradicionale ” Si dikur në Rapsh të Hotit”

Mbrëmë në Detroit është organizuar darka tradicionale ” Si dikur në Rapsh të Hotit”, këtë e bën të ditur atdhetari i njohur nga Malësia që jeton dhe vepron në Shba njëherit dhe udhëheqës i Shka ” Rapsha në mërgim” nëpërmjet një statusi në fb, Anton Marku Junçaj.

Junçaj falenderon përzemërsisht mërgatën shqiptare në Shba për mbështetjen e pa rezervë të këtij aktiviteti të organizuar nga Fondi Humanitarë ” Rapsha”.

“Un  kam pas fat të jam një nga anëtarët e parë për 16 vite me radhë por edhe udhëheqës i grupit të valleve burimore SH K A RAPSHA NE MERGIM💃🕺🇦🇱, për 12 vite me radhë që kemi ruajtuf FOLKLORIN tonë burimor me shum xhelozi”- ka shkruar Junçaj.

Ja postimi plotë:

Më datën 2 mars u mbajt darka tradicionale
“SI DIKUR NE RAPSH TE HOTIT” , e organizuar nga Fondi Humanitarë ” Rapsha”

Un  kam pas fat të jam një nga anëtarët e parë për 16 vite me radhë por edhe udhëheqës i grupit të valleve burimore SH K A RAPSHA NE MERGIM💃🕺🇦🇱, për 12 vite me radhë që kemi ruajtuf FOLKLORIN tonë burimor me shum xhelozi.

Këtë e dëshmuam me punën tonë natën e kaluar me 6 valle që i shpalosem në skenën e sallës së Kishës Shën Palit para publikut rapshjan si dhe mysafirve tanë të mrrekullueshëm ku patëm rast të shohim edhe lot gezimi dhe perkujtime të kohrave vjetra me plot emocione të jetës malsore.


Të veçanta ishin veshjet tona  nga shakshir, xhamadan ,xhubleta e vajznis ,veshjet Mirditore ,dhe ato te Plaves e Gucis.


Prandaj së pari dua të ju faleminderoj nga zemra ju që gjithmon jeni me ne duke na përkrah dhe na jepni vullnet  për të vazhduar.


Ju duam shum dhe Zoti ju bekoft
Zoti e bekoft mërgaten tonë të mrrekullueshme.
Zoti e bekoft Kombin Shqiptar
Dhe Zoti e bekoft Amerikën ton të dashur
💃🕺💖🇦🇱💃🕺💖🇦🇱💃🕺💖🇦🇱

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img