19.8 C
Sterling Heights
04/05/2026, 12:58
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Në Tiranë çelet ekspozita e “Muzeut të Themeluesve” në kuadër të Javës Amerikane

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKultureNë Tiranë çelet ekspozita e “Muzeut të Themeluesve” në kuadër të Javës...

Në kuadër të Javës Amerikane, në Bibliotekën Kombëtare “Sotir Kolea” në Tiranë u hap sot ekspozita e “Muzeut të Themeluesve”, një aktivitet që sjell më afër historinë dhe vlerat themeluese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ekspozita paraqet portrete dhe biografi të 13 nënshkruesve të Deklaratës së Pavarësisë së Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku secili përfaqësonte një nga 13 kolonitë origjinale. Përmes këtij prezantimi historik, vizitorët kanë mundësinë të njihen më nga afër me figurat që hodhën themelet e shtetit amerikan.

Në ceremoninë e hapjes, e ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, theksoi rëndësinë e këtij përvjetori të veçantë, duke kujtuar se këtë vit shënohet 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.

VanHorn vuri në dukje se gjatë Javës Amerikane, janë ftuar partnerët dhe miqtë shqiptarë të marrin pjesë në aktivitete që nderojnë vlerat amerikane, si liria, demokracia dhe zhvillimi kulturor. Ajo shtoi se ekspozita u jep vizitorëve një mundësi për të kuptuar më mirë vizionin e themeluesve të SHBA-së.

Në fjalën e saj, ajo përmendi edhe figura të njohura historike si Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin, duke theksuar se pavarësisht prejardhjeve të ndryshme, ata u bashkuan rreth një ideje të përbashkët: lirisë.

Ja nje pjese e fjales se saj:

”Gjatë kësaj jave, kemi ftuar miqtë dhe partnerët tanë shqiptarë të bashkohen me ne për të nderuar vlerat amerikane dhe për të festuar arritjet amerikane në kulturë dhe sport. Ndërsa ndiqni ekspozitën, do të mësoni më shumë për historinë e atyre burrave që kishin një vizion për vendin tonë të madh. Thomas Jefferson dhe Benjamin Franklin dy nga më të njohurit ndër këta nënshkrues – ishin burra me prejardhje dhe edukim të ndryshëm, por megjithatë ndanin një qëllim të përbashkët: Lirinë”, u shpreh VanHorn.

Ekspozita pritet të qëndrojë e hapur për publikun, duke ofruar një hapësirë edukative dhe kulturore për të gjithë vizitorët e interesuar në historinë dhe vlerat themeluese të SHBA-së.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img