20.1 C
Sterling Heights
15/06/2025, 22:52
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Nis shpërndarja e materialit zgjedhor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetNis shpërndarja e materialit zgjedhor

Ka nisur shpërndarja e materialit zgjedhor nga pika e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet e së dielës.

Materiali zgjedhor është bartur nga depoja qendrore në qendrat komunale.

Materiali, ku hyjnë edhe fletëvotimet, do të përdoret në ditën e zgjedhjeve nesër, 9 shkurt.

Sipas vendimit të KQZ-së, janë shtypur 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.

Bazuar në Listën votuese të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,075,868 votues, prej të cilëve 1,970,944 votues janë votues që i takojnë listës brenda Kosovës dhe 104,924 votues janë pjesë e listës jashtë Kosovës.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img