20.1 C
Sterling Heights
16/06/2025, 0:11
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në procesin që determinon parlamentin e institucionet tjera

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani: Ftoj qytetarët të marrin pjesë në procesin që determinon parlamentin e...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Osmani pas votimit ka thënë se Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajon.

Ajo shpresoi që qytetarët e Kosovës do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës.

“Kosova është demokracia më e zhvilluar në rajonin tonë, duhet ta mbajë të tillë dhe duhet ta zhvillojmë edhe më tej, dhe sot është ditë vendimtare që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të japin kontribut në këtë drejtim, duke marrë pjesë në procesin më të rëndësishëm nga i cili determinohet parlamenti i ardhshëm, pastaj edhe institucionet e tjera, por edhe merren vendime të cilat kanë rëndësi për kualitetin e jetës së tyre dhe të gjithë vendin tonë” – deklaroi Osmani.

Ndryshe, Osmani për shkak të numrit të madh të votuesve ajo vendosi të pres në radhë për ta shfrytëzuar të drejtën e saj demokratike.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img