1.4 C
Sterling Heights
20/02/2026, 17:33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Osmani në Uashington: Kosova krah SHBA-ve në Bordin e Paqes, falënderon Presidentin Trump për mbështetjen

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetOsmani në Uashington: Kosova krah SHBA-ve në Bordin e Paqes, falënderon Presidentin...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka përfaqësuar Kosovën në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington, D.C.. Përmes një postimi në rrjetin social X, ajo theksoi rëndësinë e këtij angazhimi si dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Nder i veçantë ta përfaqësoja Republikën e Kosovës në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington, D.C. Kosova qëndron krah për krah me aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me partnerët në mbarë botën, në shërbim të paqes,” ka shkruar Osmani.

Në të njëjtin mesazh, presidentja ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për atë që e cilësoi si udhëheqje të guximshme dhe mbështetje të palëkundur për Kosovën dhe rajonin. Ajo theksoi se garancitë për paqe dhe stabilitet janë thelbësore për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Pjesëmarrja e Kosovës në forume të tilla ndërkombëtare shihet si një hap i rëndësishëm në forcimin e pozitës së saj diplomatike dhe në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-të. Marrëdhënia mes Prishtinës dhe Uashingtonit vazhdon të konsiderohet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme të Kosovës, me theks të veçantë në sigurinë, zhvillimin dhe integrimin ndërkombëtar.

Ky angazhim në Bordin e Paqes në Uashington vjen në një moment kur çështjet e sigurisë rajonale dhe stabilitetit afatgjatë mbeten prioritare për Kosovën dhe aleatët e saj.

Foto nga profili i Presidente Vjosa Osmani

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img