19.6 C
Sterling Heights
09/04/2026, 16:01
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Pagat si në Europë”… por për kë? Ironia e deklaratave të Ramës për ndërtimin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitet“Pagat si në Europë”… por për kë? Ironia e deklaratave të Ramës...

Kryeministri Edi Rama deklaroi së fundmi se pagat në sektorin e ndërtimit në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, madje duke arritur nivele të krahasueshme me “Europën fqinje”. Një lajm i mirë në letër, sidomos për një sektor që prej vitesh konsiderohet motor i ekonomisë. Por sa qëndron kjo dhe ku fillon ironia?

Sektori i ndërtimit në Shqipëri ka njohur rritje të fortë vitet e fundit, si në volum investimesh ashtu edhe në numër projektesh, veçanërisht në Tirana. Po ashtu, është e vërtetë që pagat në këtë sektor kanë pësuar rritje krahasuar me vitet e mëparshme, kryesisht për shkak të mungesës së fuqisë punëtore dhe emigrimit.

Megjithatë:

Pagat mesatare në ndërtim në Shqipëri mbeten dukshëm më të ulëta se në vendet e Bashkimit Europian, edhe ato “fqinje” si Italia apo Greqia. Punësimi informal dhe mungesa e kontratave të rregullta vijon të jetë problem në një pjesë të sektorit. Siguria në punë dhe kushtet për punëtorët shpesh kritikohen nga organizata dhe raportime të ndryshme.

Pra, ndërsa disa kompani mund të kenë “raport shembullor”, panorama nuk është aq uniforme sa paraqitet.

Ironia: Apartamente europiane, paga shqiptare.

Rama pranoi vetë një detaj që e përmbys narrativën:

“Këto apartamente nuk i blen dot asnjë i varfër, as një njeri me një pagë të ulët.”

Këtu lind paradoksi:

Nëse pagat qenkan si në Europë, pse qytetarët nuk arrijnë të blejnë apartamente në vendin e tyre?

Në fakt, sipas deklarimit të tij: 350 apartamente janë blerë nga diaspora Pagesat bëhen përmes bankave Bashkia e Tiranës përfiton miliona euro taksa.

Pra, modeli ekonomik duket i qartë: ndërtim për ata që jetojnë jashtë, ndërsa vendasit shohin çmimet të rriten.

Kryeministri i cilësoi kritikat ndaj sektorit si “baltë” dhe “të neveritshme”. Por këtu ironia bëhet më e thellë, në një vend ku çmimet e pronave janë rritur më shpejt se pagat të rinjtë largohen për mundësi më të mira dhe qytetet mbushen me kulla, kritika nuk është domosdoshmërisht baltë — shpesh është realitet.

Po, ndërtimi ka zhvilluar ekonominë. Po, disa paga janë rritur. Por ideja se sektori ofron standarde “si në Europë” për shumicën e punëtorëve mbetet më shumë slogan sesa realitet.

Dhe ndoshta ironia më e madhe është kjo: Shqipëria po ndërton si Europa… por jeton ende si vëen i botes se tretë.

Ja nje pjese e fjales se Rames:

“Disa kompani kanë raport shembullor me shtetin, në aspektin e taksave, sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe sot kanë bilanc rritjeje të qëndrueshme. Si është rritur kompania, si sot në këtë kompani, ku ka vende pune të cilat paguhen njësoj si në Europë. Kam parasysh Europën fqinje, jo Francën e Gjermaninë. Nga ana tjetër, duke qenë se me ministren kemi dëshirë të flasim, se si ky transformim në sektorin e ndërtimit, mbështet rritjen e vet te ekonomia që rritet, e pamë të udhës që të shihnim edhe projektin. Për fat të keq, si çdo gjë në këtë vend që sulmohet kur shfaqet me sukses, sulmohet me baltë kur shfaqet si shenjë e së nesërmes, është sektor që merr goditje, sulme, baltë dhe që lëndon numër të madh protagonistësh të tij. Këtë transformim të Shqipërisë, që sektori i ndërtimit e bën të dukshëm, ta fusim në kornizën e krimit, është diçka e neveritshme dhe e papranueshme. Bashkia e Tiranës ka marrë 14 milionë euro taksë vetëm nga ky projekt. Nga ky projekt, kur të bëhet realitet, uniteti do fitojë çerdhen, kopshtit. Bashkia e Tiranës mund të fitojë edhe një shkollë. Në këto 14 milionë euro, janë edhe pjesa që shkon te 3 përqindshi i strehimit. Këto apartamente, nuk i blen dot asnjë i varfër, as një njeri me një pagë të ulët, por ama nga ndërtimi i këtyre apartamenteve, Bashkia e Tiranës merr 3 përqindëshin e strehimit. Ky projekt ka 350 apartamente të porositura vetëm nga diaspora shqiptare. Paguhen jo me cash, por me bankë”.

Foto nga Google Images

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img