20.6 C
Sterling Heights
27/07/2024, 13:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Pellumb Vrinca këngëtari i hiteve sjell këngën më të re me titull “Shkreli i Malesisë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMuzikëPellumb Vrinca këngëtari i hiteve sjell këngën më të re me titull...

Pellumb Vrinca këngëtari  dhe artisti  nga Dukagjini gjithmonë është njohur për veçantinë e këngëve që ai ka sjellë në tregun muzikor Shqiptar,  e themi veçantinë sepse Pellumbi është një këngëtar që i ka dhënë përparësi këngëve me tema që prekin realitetin e sotëm në Shqipëri dhe më gjerë.


Pëllumbi ka filluar që herët të këndojë dhe këngët e tij janë kthyer në hite, tashmë është këngëtari më i kërkuar në tregun muzikor, ku krahas videoklipeve dhe projekteve të vazhdueshme të tij ai është i pranishëm dhe në koncerte dasma fejesa dhe evenimenteve të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Këngët e tij kanë tematika të ndryshme duke filluar nga Baladat këngët e dashurisë dhe këngët turbo folk, të cilat janë të krijuara më kujdes duke prekur realitetin dhe jetën e popullit tonë.

Pellumbi është  një këngëtar shumë i dashur dhe në Kosovë,  ku është i pranishëm në festa dhe gëzime të ndryshme atje, këngët e tij të njohura  për heronjtë e Kosovës dhe mbarë kombit tonë janë bërë të dashura për fansat dhe publikun e gjerë ku këndohen masivisht në çdo gëzim apo festë familjare.

Kurbeti është një nga ato tema që Pellumbi  e ka trajtuar në përgjithësi sepse kjo plagë ka prekur pothuajse çdo familje shqiptare. Dhe këngët me tematikë kurbetin kanë marrë një shikueshmëri dhe popullaritet tepër të madh.

Projekti më i ri i këngëtarit Pellumb Vrinca titullohet “SHKRELI I MALESISË” Dhe i kushtohet tërësisht Malit të Shkrelit, i cili njihet si bajraku i pestë i Malësisë së Madhe, kjo këngë e mrekullueshme  vjen e shkruar nga  vetë Pellumbi i cili ka bërë dhe muzikën si shumë këngëve të tjera, ndërsa orkestrimin vjen nga Mario Marku, me një videoklip prefesional nga Power Media gjithmonë nën kujdesin e  kameramanit Artur Hoxha, në këtë videoklip shikohet qartë se tradita është e pranishme në çdo detaj, pjesë e këtij videoklipi janë dhe valltarët e grupit Jehona e Kelmendit  të drejtuar nga zonja e nderuar Dila Vaçaj .

Pellumbi po punon për  një sërë projektesh të reja të cilat do të vijnë në të ardhmen e afërt.        Deri atëherë ne ju ftojmë të shikoni dëgjoni dhe pse jo ta shkarkoni në galerinë tuaj muzikore këngën “SHKRELI I MALËSISË”

Nga Pal Qarraj./ACTVUSA.COM

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img