-1.9 C
Sterling Heights
04/12/2024, 6:57
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Perlat Pashaj i kendon Laberise Nënë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaMuzikëPerlat Pashaj i kendon Laberise Nënë

Këngëtari Perlat Pashaj, tashmë një këngëtar i njohur për këngët e tij të bukura, dhe stilin e veçantë të zerit të tij karakteristik të jugut, po sjell projekte të reja që po pëlqehen masivisht nga fansat e këngëtarit dhe fansat e këngës Labe.

Perlati u lind në Mallakastër dhe gjithmonë e ndjente atë jehonën e këngëve të origjinës së tij të largët, nga gryka e Mesaplikut në Smokthinën e parardhëseve të tij, nga ku dhe mori frymëzimin për Të sjellë këngen më të re në tregun muzikor shqiptar.

Perlati dëshirën dhe pasionin për këngën e kishte që nga vitet e hershme të fëmijërisë, kënga ishte një ëndërr që me suportin e familjarëve dhe miqëve të tij, ai e filloi atë ëndërr për të ardhur deri në realizimin e shumë këngëve të bukura dhe të mbushura plot me elementë tradicional të zonës së jugut.

Kënga më e fundit që sapo është postuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në youtube titullohet “Laberia Nene” me tekst të Astrit Zogaj me orkestrim nga i madhi Valter Beqo (Terri)
Në Fyell: Artisti i madh “Vendim Kapaj”
Klarinet: Maldin Avduli
Violin: Eraldo Feto
Lahute: Bojken Yzeiri
Zerat Shoqerues: Rexhep Sina
Video: Klaudio Prifti & Max Production.

Ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën

LABERIA NENE NGA PERLAT PASHAJ.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img