Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka organizuar një sërë aktivitetesh të ndryshme të mërkurën në Prishtinë, ku ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.
Në aktivitetet e parapara, të cilat kanë filluar të mërkurën dhe do të vazhdojnë deri në ceremoninë kryesore e cila mbahet ml 6 shtator, përveç personaliteteve të larta shtetërore, po marrin pjesë edhe menaxhmenti i lartë i PK-së, si dhe personalitete nga Kosova, rajoni dhe me gjerë.
Në sheshin “Zahir Pajaziti” janë prezantuar disa pajisje elektronike, si dronë e bllokues të frekuencave.
Më herët të mërkurën u mbajtën aktivitetet sportive e parada në sheshet e kryeqytetit bashkë me fëmijët.
Agjenda e detajuar e aktiviteteve:
- 04.09.2024
- 10:00 – 14:00: aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP) dhe demonstrimi i disa njësive speciale të PK-së në shesh -Vendndodhja: Prishtinë sheshi Zahir Pajaziti.
Aktivitetet e Policisë në Bashkësi (DPBP)
Akomodimi – sistemimi i pjesëmarrësve rreth platosë (fëmijët me balona),
Fillimi i ndeshjes së futbollit: policët e rinj dhe një klub i futbollit U-17,
Parada sheshi ‘Ibrahim Rrugova’–‘Zahir Pajaziti’ një zyrtar–një fëmijë,
Recital nga fëmijët dhe realizim i vizatimeve për Policinë,
Muzikë dhe vallëzim modern nga Policia dhe fëmijët,
Prezantimi nga Njësitë Speciale të PK-së
Njësia e Dronëve dhe Anti dronëve,
Njësia K-9, (njësia me qen),
Njësia për trajtimin e mjeteve eksploduese (NJTME).
06.09.2024
08:00-16:00 – porta e hapur (Drejtoritë Rajonale të Policisë si dhe stacionet policore organizojnë portën e hapur për qytetarë),
11:00 – 13:00 – ceremonia qendrore -Vendndodhja: hotel Emerald,
14:00 – 15:00 – Aktivitete tjera.