19.7 C
Sterling Heights
05/10/2024, 22:51
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Prishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetPrishja e raporteve Osmani-Kurti, sipas analistëve shkak politika ndërkombëtare

Sulmet në distancë në mes kryeministrit Kurtit dhe presidentes Osmani sipas analistëve politik po vijnë shkaku i populizmit të Kurtit në arenën vendore dhe mos përshtatja me premtimet që presidentja Osmani i ka bërë partnerëve ndërkombëtarë.

Kur janë afër njërit-tjetrit nuk iu mungon buzëqeshja.

Megjithatë, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti duket se kanë goxha mospajtime mes vete, sidomos për vendimet që i merr qeveria, e për të cilat duhet koordinim edhe me të paren e shteti

Vendimi i fundit për CEFTA-në, çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës janë disa nga çështjet që dy krerët nuk kanë pasur koordinim e që Presidentja ka treguar mbrëmë haptas se nuk pajtohet.

Por, ish-diplomatit Blerim Canaj kjo krisje e raporteve në mes Kurtit e Osmanit, thelbin e ka tek ndërkombëtarët meqenëse sipas tij zotimet që Presidentja ua ka dhënë atyre, po prishen nga ekzekutivi.

Canaj thotë se të dytë, po mundohen të ruajnë karrierën e tyre politike, e që bie ndesh me qëllimet e njëri-tjetrit.

“Kryeministri mundohet ta mbajë vetën me popullizma,  politika e jashtme nuk funksionon me popullizma shefe e të cilës është presidentja, natyrisht këtu pastaj krijohen konflikte,” shtoi Canaj.

Por, e gjithë kjo situatë mes Qeverisë e Presidencës, sipas analistit Afrim Kasollit, këto vjen në një kohë delikate për Kosovën.

“Presidenjta Osmani, që tash këtë vendim këtë situatë, që ndodhet Kosova më shumë, të i’a vesh Qeverisë së Kosovës, sepse sipas saj ajo gjithë ka insistuar që veprimet e Kosovës të jenë konforme dhe në koordinim me aleatët ndërkombëtar, që sipas saj qeveria e Kosovës e ka shpërfillur këtë veprim strategjik,” tha Kasolli.

Presidentja Osmani në intervistën e mbrëmshme në Kallxo.com tha se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e saj politike kur të përfundojë mandatin e saj pesëvjeçar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img