
BSPSH historike dhe Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise – SPMSH që në vitin 1990 – 1991 së bashku me Rininë- Lëvizjen e Studentëve, si dhe qytetarët shqiptarë përmbysën regjimin e fundit komunist në Shqipëri, mbështesin protestën e denjë të Rinisë Shqiptare.
⛔️Mos Prekni RININE!
Garantoni jetën e tyre dinjitoze dhe të familjeve të tyre për arsim dhe dinjitet.
⛔️Mos Largoni RININE nga Shqipëria me politikat tuaja represive.
Një shtet që nuk mbron bijtë e tij në rrugën drejt arsimit , drejt të ardhmes , nuk meriton të qëndroj asnjë sekondë ne krye të qeverisjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Një shtet që vret endrrat e të rinjve, shkatërron jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në vend që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
U bëj thirrje të gjithë punëtorëve, prindërve, qytetarëve të Shqipërisë të dalim në protestë për bijtë tanë!
Ata nuk janë vetëm!!
⛔️Mos e PREK RININE
PROTESTO DHE TI!!!
ME RININE!
IndustriALL Global Union IndustriAll Europe
ETUC
International Trade Union Confederation – ITUC International Labour Organization
#studentët #protesta #shqiperi #albania #students #protest #youth


