Sead Gjokaj ose siç e njohin të gjithë me emrin e artit (Sejo) i cili u lid u rrit dhe vazhdon të punojë në vendlindjen e tij, në Malësinë e tij të dashur.
Sejo ka filluar të merret me muzikë që nga viti 2004, ku në vitet e fundit punon vetëm në Studio e tij (INTROSOUND PRODUCTION)
Sejo Gjokaj si muzikant ka realizuar shumë projekte dhe në vazhdimësi po punon, zhanret, me të cilat vazhdon të realizojë muzikë janë të ndryshme ose të gjitha, duke filluar nga Pop’ Folk’Turbo Folk’Popullore’ Burimore’ Patriotike dhe shumë të tjera, por gjithmonë ai ndihet mirë dhe punon i emocionuar në muzikën tradicionale të Malësisë së Madhe.
Gjithashtu në rrugëtimin artistik të muzika ti Malësor kishte dhe turne në shumë vende të botës, ku si gjithmonë fillimet janë në vendet ku i thonë tokë Shqiptare, si në Kosovë, Maqedoni’ Shqiperi’ për të pasuar në Europë në shumë shtete, dhe për të vazhduar deri në Amerikën e largët atje ku ka Shqiptarë atje ka dhe muzikë Shqiptare.
Sejon e gjen gjithmonë në studion e tij të mrekullueshme, ku në vazhdimësi punon dhe realizon muzikë që këngëtarët e ndryshëm kërkojnë.
Ne e falenderojmë muzikantin Malësor Sead Gjokaj (Sejo) dhe i urojmë suksese në punën e tij të mrekullueshme./Për ACTV USA Përgaditi PAL QARRAJ.!