Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi këtë të diel një nga vendimet më të forta ushtarake të muajve të fundit, duke shpallur vendosjen e një bllokade detare në Ngushticën strategjike të Hormuzit.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump deklaroi se, “me efekt të menjëhershëm”, Marina Amerikane do të nisë ndalimin e çdo anijeje që tenton të hyjë ose të dalë nga kjo rrugë kyçe detare, duke e cilësuar flotën amerikane si “më të mirën në botë”.
“Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do të nisë procesin e BLLOKIMIT të të gjitha anijeve që tentojnë të hyjnë ose të dalin nga Ngushtica e Hormuzit,”– shkruajti predident Trump ne Truth Social.
Ky vendim drastik vjen pas dështimit të bisedimeve të zhvilluara në Pakistan mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe Iranit, të cilat synonin arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund konfliktit dhe tensioneve në rajon. Sipas raportimeve, palët arritën progres në disa çështje, por nuk ranë dakord për programin bërthamor të Iranit – pika kryesore e përplasjes.
Bllokada synon gjithashtu të ndalojë praktikën e Iranit për vendosjen e tarifave ndaj anijeve që kalojnë në këtë ngushticë, një veprim që SHBA e konsideron si “shantazh global”.
Foto nga Google Images
Artikulli pregatitur nga ACTVUSA


