22.6 C
Sterling Heights
20/05/2026, 0:19
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shkurte Fejza takon Bill Clinton në SHBA: “Liria e Kosovës mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaKosovaShkurte Fejza takon Bill Clinton në SHBA: “Liria e Kosovës mban edhe...

Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza ka ndarë me ndjekësit një moment tejet emocional dhe domethënës nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara, ku pati nderin të takohej me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, artistja shprehu mirënjohjen e saj të thellë për rolin historik që Clinton pati në çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen ndaj popullit shqiptar në periudhat më të vështira të luftës.

“Në emrin tim dhe në emër të gjithë atyre që e bartin Kosovën në zemër, dje në Shtetet e Bashkuara pata nderin e veçantë të takoj Presidentin Bill Clinton”, shkroi Fejza.

Ajo e cilësoi këtë takim si më shumë se simbolik, duke theksuar se ishte një moment falënderimi për “vendimin historik, guximin moral dhe qëndrimin e palëkundur në anën e së drejtës” nga ana e ish-presidentit amerikan.

Artistja shtoi se pa angazhimin vendimtar të Clinton, “liria jonë do të kishte një histori tjetër”, duke rikujtuar edhe një herë rëndësinë që pati ndërhyrja e NATO-s dhe mbështetja amerikane për popullin e Kosovës gjatë luftës së vitit 1999.

Në mesazhin e saj, Shkurte Fejza falënderoi gjithashtu edhe komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilin e quajti “zemra e gjallë e shqiptarizmës” dhe një shtyllë të fuqishme të miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Sepse liria e Kosovës mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane, dhe ky emër do të kujtohet përjetë me mirënjohje dhe nder”, përfundoi ajo në postimin që ka prekur shumë shqiptarë në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

“MIRENJOHJE NGA ZEMRA NE EMER TE POPULLIT TE KOSOVES

Në emrin tim dhe në emër të gjithë atyre që e bartin Kosovën në zemër, dje në Shtetet e Bashkuara pata nderin e veçantë të takoj Presidentin Bill Clinton.

Ky takim ishte më shumë se simbolik. Ishte një moment falënderimi dhe mirënjohjeje të thellë për gjithçka që Presidenti Clinton ka bërë për Kosovën, për vendimin historik, për guximin moral dhe për qëndrimin e palëkundur në anën e së drejtës, në ditët më të errëta të popullit tonë.

Pa atë angazhim vendimtar, liria jonë do të kishte një histori tjetër.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për shqiptarët e Amerikës, shqiptaro-amerikanët, zemra e gjallë e shqiptarizmës, zëri ynë i palëkundur në kohë rreziku dhe shtylla e fuqishme e miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Sepse liria e Kosovës mban edhe emrin e ndërgjegjes amerikane, dhe ky emër do të kujtohet përjetë me mirënjohje dhe nder.

Me respekt dhe përulësi,

Shkurte Fejza

New York, 17.06.2026”

Foto nga profili i Shkurte Fejzes

Artikulli pregatitur nga ACTVUSA

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img