15.7 C
Sterling Heights
18/05/2024, 11:53
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Shpopullimi/ “Duhet të shtohemi”, Berisha: PD, politika specifike demografike

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetShpopullimi/ “Duhet të shtohemi”, Berisha: PD, politika specifike demografike

Kreu i Partisë Demokratik e Sali Berisha, në një takim me banorët e degës 9, u shpreh se kur PD të vijë në pushtet, ka qëllim politika specifike demografike.

Ai shtoi se do të nisë subvencionimi i fëmijës së tretë.

“Sot në jemi në një mision në mënyrën më të sigurt shpëtimtar për këtë vend e komb i cili para syve tanë po shpërbëhet me një shpejtësi të pabesueshme. qindra mijëra shqiptarë janë larguar në të gjithë botën jashtë BE.

Asnjë komb që ka përjetuar luftë civile nuk ka humbur një masë kaq të madhe njerëzish nga ajo luftë.

Kjo nuk ka ndodhur as në Siri, as Iran e as me Afganistanin. po ndodh me shqiptarët sepse kjo qeveri ka shndërruar votën në sistem fiktiv, siç votonim në diktaturë. Kjo qeveri ka shndërruar pasuritë publike, në mallkim për shqiptarët.

 

Me reformat që ndërmori, me punën tuaj, Shqipëria që në 2007 gumëzhinte nga gjeneratorët, sot prodhon 54 përqind të prodhimit të energjisë nga HEC et private.

 

Sot biznesi paguan 215 lekë kilovatin, qytetarëve u rri si shpatë fashë 800 kilowat, e gjitha se nga mëngjesi në darkë vetëm vidhet. Energjia, pasuria juaj publike shitet me 1.4 e çmimit pastaj shitet me 4 fishin e çmimit dhe paratë ndahen mes pushtetarëve.

e nderimet janë me 99.9 përqind të vlerës. Paraqitet një me ofertë, qeveritari i thotë prit. për sa e ndërton? me 60. Jo thotë qeveritari e ndërton me 100 dhe kaq do e sjellësh ofertën dhe 40 i marr unë. Vjedhje në kurriz të qytetarëve. Kjo është e vërteta ndaj ikin shqiptarët. ne kemi një plan serioz. Mund tu them se në sajë të reformave, të klimës pro biznes që krijuar, në 2007-2011 janë kthyer në Shqipëri 180 mijë familje emigrantësh.

Nga 2007-2014 popullata u rrit, pa një politikë specifike demografike. Do angazhohemi fuqimisht në një politikë të tillë, pra subvencioni i fëmijës së tretë. Franca që e nisi në vitin 1970, e mbylli shekullin me një popullatë me aq sa e nisi. Janë politika efektive. Duhet të shtohemi”, tha Berisha.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img