21 C
Sterling Heights
17/07/2024, 12:34
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Teknikë e thjeshtë e frymëmarrjes që e eliminon stresin

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetTeknikë e thjeshtë e frymëmarrjes që e eliminon stresin

Shkaktarët e stresit janë përditë gjithnjë e më të shumtë, mirëpo përgjigjen fiziologjike mund të shmangni nëse “e mashtroni” trurin me frymëmarrje të drejtë kundër stresit!

Tollovia në komunikacion, lajme të papritura dhe të pakëndshme, tensioni në punë!

Kolegët në zyrën afër jush tashmë dy orë me dikë grinden; deri në punë, për shkak të tollovisë në komunikacion, keni bërë udhëtim dy orë në vend të 30 minutave; thirrja e papritur telefonike ju ka shqetësuar, ju nevojitet qetësi…

I ekspozuar stresit të vazhdueshëm trupi ynë prodhon sasi të mëdha kortizoli, hormon stresi, ritmi i rrahjes së zemrës shpejtohet, muskujt tendosen, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, e mundshme është të arrihet situata e kundërt: me frymëmarrje të ngadalshme do të mashtroni trurin dhe do t’i mundësoni ta gjejë qetësinë e nevojshme.

maxresdefault

Frymëmarrja e drejtë. Kjo është frymëmarrje me stomak me të cilin në pjesën e poshtme të mushkërive arrin më shumë ajër dhe ndihmon që të ngadalësohet ritmi zemrës dhe të ulë shtypjen e gjakut.

Shtrihuni apo uluni, me rëndësi është që shpina t’ju jetë drejt, njërën dorë vendoseni në kraharor, ndërkaq tjetrën në kërthizë.

Merrni frymë thellë nëpër hundë, nxirreni frymën nga goja. Mund të lëvizet vetëm dora e cila është mbështetur në stomak, ndërsa dora në koshin e kraharorit patjetër duhet të mos lëvizë.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img