Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me një deklaratë të drejtpërdrejtë lidhur me pretendimet për aktivitetet e spiunazhit të Kinës kundër Shteteve të Bashkuara, duke bërë të qartë se edhe Uashingtoni zhvillon operacione të inteligjencës kundër Pekinit.
Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë për Fox News, më 19 Nëntor, gjatë vizitës së tij në Shenzhen të Kinës, Trump u pyet për shqetësimet lidhur me spiunazhin kinez ndaj SHBA-së. Përgjigjja e tij ishte e prerë dhe shoqërohej me një dozë humori.
“Thonë: Oh, ata na spiunojnë. Edhe ne i spiunojmë ata. Mendoj se ne spiunojmë më mirë se ata. Nuk mund t’ju tregoj se çfarë bëjmë, por po jua them kështu: unë di gjithçka. Ne spiunojmë Kinën dhe Kina na spiunon ne”, deklaroi Trump.
I pyetur nëse do t’i kërkonte presidentit kinez Xi Jinping që Kina të ndalonte spiunazhin ndaj Shteteve të Bashkuara, Trump dha një përgjigje që tërhoqi vëmendjen.
“Edhe ata do të më kërkojnë mua të ndaloj së bëri këtë dhe nuk e di nëse do ta bëja”, u shpreh presidenti amerikan.
Deklarata e Trump vjen në një moment kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit mbeten të ndërlikuara, me konkurrencën në fushën e teknologjisë, inteligjencës artificiale, sigurisë kombëtare dhe ndikimit ndërkombëtar në qendër të vëmendjes.
Gjatë së njëjtës intervistë u diskutuan edhe dyshimet për lidhjet e mundshme të një biznesmeneje kineze, Alice Huang, me shërbimet e inteligjencës së Kinës dhe çështja që lidhet me Jensen Huang, drejtuesin e Nvidia-s. Trump tha se nuk kishte dëgjuar që Alice Huang të ishte spiune dhe e përshkroi atë si një biznesmene.
Në këtë kontekst, presidenti amerikan theksoi se aktivitetet e inteligjencës nuk janë një praktikë vetëm e njërës palë, por pjesë e rivalitetit mes fuqive të mëdha.
Mesazhi i Trump ishte i qartë: Shtetet e Bashkuara nuk janë thjesht objekt i mbikëqyrjes nga Kina, por zhvillojnë edhe vetë aktivitetet e tyre të inteligjencës kundër Pekinit. Madje, sipas presidentit amerikan, amerikanët e bëjnë këtë më mirë.
Foto nga Google Images
Artikulli përgatitur nga ACTVUSA


