-10.1 C
Sterling Heights
15/01/2026, 1:15
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

“Çmime shumë të lira dhe shërbim i shkëlqyer”, italianët nxjerrin faturën ne media: Nuk do e besoni sa paguam në Shqipëri për një pjatë midhje dhe gjysmë litër verë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaShqiperia“Çmime shumë të lira dhe shërbim i shkëlqyer”, italianët nxjerrin faturën ne...

Vendi ynë është “përmbytur” nga turistët italianë këtë verë. Të shumtë janë ata që kanë mbetur të kënaqur.

Ky është rasti i një turisti italian, i cili ka postuar fotografinë e faturës nga një restorant në Sarandë.

Ai në Facebook thotë se çmimet janë shumë të lira dhe se shërbimi ishte i shkëlqyer. Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e medieve italiane të cilat e kanë pasqyruar gjerësisht.

Turisti thotë se për një pjatë midhje dhe gjysmë litri verë të bardhë, ka paguar 8 euro. Ai shprehet se restoranti gjithashtu ka vendosur t’i qerasë me një pjatë “xaxiq” dhe pak bukë falas.

“E sigurt që çmime të tilla nuk i gjen në Itali”, shkruan ai.

Mesa duket është koha të promovohen bizneset model, të cilat nuk abuzojnë me turistët e huaj dhe ofrojnë shërbim të kulturuar.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img