Publikimi i sondazhit të fundit, ku partia e Afrim Gashit, aktualisht Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut arrin vetëm 1% të mbështetjes popullore, është një turp, sepse shpreh qarte mosbesimin dhe mungesen e perfaqesimit te interesave te shqiptareve të Maqedonisë së Veriut. Ky rezultat flet qartë: qytetarët shqiptarë nuk ndihen të përfaqësuar nga një Kryetar Kuvendi që përfaqëson vetëm veten dhe pazarët politike, dhe jo vullnetin e tyre.
Ky rezultat është reflektim më i mirë e inxhinieringut të përfaqësimit politik të boshtit monoetnik qeveritar, i cili ka ndërtuar një sistem përfaqësimi të deformuar, larg interesave të shqiptarëve dhe vlerave demokratike.
Në këto kushte, çdo qëndrim i mëtejshëm në postin e e Kryetarit të Kuvendit është jo vetëm një akt personal i padenjë, por edhe një fyerje e mëtejshme ndaj krenarisë së shqiptarëve. Kryetari i Kuvendit në këto rrethana duhet të japë dorëheqje menjëherë, në mënyrë që të ruajë sadopak dinjitetin personal dhe të mos e nëpërkëmbë më tej dinjitetin e shqiptarëve që ai pretendon se përfaqëson.