15.2 C
Sterling Heights
14/09/2026, 0:09
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Artikuj te tjere nga Autori

Dritan Demiraj ju drejtohet patronazhisteve te komunitetit ne Michigan: Shumë shpejtë do keni turp t’i varni fotot me Ramen në mure.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
BallinaAktualitetDritan Demiraj ju drejtohet patronazhisteve te komunitetit ne Michigan: Shumë shpejtë do...

Me poshte postimi ne Facebook i Kolonel Dritan Demiraj:

Të nderuar bashkëatdhetarë në diasporë!

Vizita e paralajmëruar propagandistike e Kryeministrit në largim Edi Rama në Michigan në datën 20 shtator në hotelin Marriot në Troy, ka provokuar në mënyrë ekstreme unitetin tradicional të Shqiptarëve në këtë komunitet patriotik.

Organizatorët shumica e të cilëve janë nga trojet etnike jashtë Shqipërisë, të painformuar dhe të interesuar për skandalet, përgjimet dhe protestën 108 ditore të të gjithë Shqiptarisë përfshirë dhe mijëra shqiptarë nga dispora europiane dhe amerikane, fatkeqësisht janë kthyer në vegla patronazhiste të propaganës të KM tashmë më hajdut në historinë e Shqipërisë.
Pislliku më i madh social që ka prodhuar sekti antishqiptar i Rilindjes janë mostrat e quajtura patronazhistë, të cilët fatkeqësisht janë me shumicë edhe në diasporën e Michiganit. Këta duke vëzhguar dhe duke survejuar qytetarin e lirë Shqiptar, e kanë shitur shpirtin, dinjitetin dhe farefisin e tyre tek regjimi më antishqiptar i instaluar vitet e fundit në Shqipëri, i kryesuar nga kreu breksalep i organizatës kriminale Rilindje.
Dua t’i rikujtoj të gjithë vëllezërve dhe motrave nga Kosova, që është pikërisht Edi Rama i cili refuzoi të miratojë në parlament rezolutën kundër genocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999, vetëm me qëllim që të mos i mërzitej si vëllai i tij ministri i propagandës të kriminelit të luftës Aleksandër Vuçiç.
Ju drejtohem patronazhistëve dhe sahanlëpirësve!
Ju mund ta prisni Ramën në shtëpitë tuaja, bëni edhe selfi po të doni, por shumë shpejtë do keni turp që t’i varni ato foto në mure sepse është çështje kohe, për shkak se populli shqiptar e ka dhënë verdiktin e tij: ‘Rama në burg”.
Për patriotët sharlatanë që mendojnë se ai përfaqëson Shqipërinë!
Ju bëj thirrje që të jeni në anën e popullit dhe jo të atij që ka nxjerrë vendin në shitje, ka shpopulluar Shqipërinë dhe ka vjedhur gjithë pasurinë e vendit.
Tani ju drejtohem të gjithë bashkëatdhetarëve tanë të cilët duhet të jenë në anën e rinisë, studentëve, pencionistëve, të papunëve, emigrantëve të dëbuar nga Shqipëria t’i bashkohemi të gjithë protestës kundër Edi Ramës në datën 20 shtator.
Vizita propagandistike e KM të shkarkuar nga populli në diasporë, i ngjan rikthimit të kriminelit në vendin e krimit, duke takuar të gjithë ata që regjimi i tij në mënyrën më kriminale i largoi nga Shqipëria.

Marre nga profili ne Facebook i Kolonel Dritan Demiraj.

Artikujt e fundit

Lajmet e fundit

spot_imgspot_imgspot_img